EmailFacebookKontakt
Lajme

Kryepiskopi joan dhe hirësi asti kryen homazhe në nderim të ish-kryeministrit të ndjerë fatos nano

02/11/2025

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Z. Joan dhe Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti kryen homazhe në nderim të ish-Kryeministrit të ndjerë të vendit Z. Fatos Nano.
Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku u zhvilluan sot homazhet zyrtare në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Fatos Nano, mori pjesë edhe Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij imzot Joani (Pelushi).
Fortlumturia e Tij u shoqërua nga Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Asti, duke përfaqësuar me dinjitet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këtë moment solemn.
Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve të tjera fetare në vend, të cilët, me praninë e tyre, dëshmuan edhe njëherë frymën e bashkëjetesës fetare dhe të respektit të ndërsjellë që karakterizon shoqërinë shqiptare.
Kryepiskopi Joan, në heshtje e me përulësi, nderoi kujtimin e z. Nano, duke shprehur respekt për kontributin e tij në jetën publike dhe në proceset demokratike të vendit. Prania e Fortlumturisë së Tij në këtë ceremoni ishte një shenjë e qartë e unitetit kombëtar, solidaritetit njerëzor dhe ndjenjës së përbashkët të përgjegjësisë për historinë dhe të ardhmen e vendit.
I përjetshëm kujtimi i tij!
Data: 2 Nëntor 2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse