Hap dyert Selia e re e Mitropolisë në qytetin e Fierit
Perëndia i qiellit do të na japë sukses; ne, shërbëtorët e tij, do të ngrihemi dhe do të ndërtojmë" (Nehemia 2:20)
Pas shumë vitesh vështirësi dhe mundime me hirin e Perëndisë, arriti të përfundoi ndërtimi i godinës (selisë) së Mitropolisë.
Sot, më 2 nëntor, pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, Hirësia e tij, Imzot Nikolla, në prani të shumë besimtarëve, jo vetëm nga qyteti i Fierit, kreu shërbesën e bekimit të ujit në këtë godinë.
Hirësi Nikolla, në këtë ditë falenderoi të gjithë dhuruesit, të cilët kontribuan në realizimin e kësaj vepre, duke theksuar mbështetjen e madhe të të lumurit Kryepiskopit Anastas.
Lavdi Perëndisë Triadik!
Data: 2 Nëntor 2025
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse