EmailFacebookKontakt
Lajme

Kremtimi i festës së Shën Dhimitrit – në fshatin Labovë e Sipërme

27/10/2025

Të Dielën e sotme, e VI-të e Lukait, në të kremten e madhe të Dëshmorit të Madh, Shën Dhimitër Mirovliti, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e tij, z. Nathanail drejtoi Luturgjinë Hyjnore në fshatin Labovë e Sipërme, në kishën që mban emrin e Shenjtorit.
Besimtarë nga të dy fshatrat Labovë e Sipërme dhe Labovë e Kryqit rendën në kishë për të nderuar të kremten e Shën Dhimitrit.
Sipas atit dhe mësuesit të madh të Kishës sonë, Shën Joan Gojartit, kujtimi i Shenjtorit është imitimi i Shenjtorit. Për këtë arsye besimtarët u ftuan që të imitojnë Shën Dhimitrin në besimin e fortë dhe në dashurinë që Shenjti kishte për Zotin tonë Jisu Krisht.
Pas Liturgjisë Hyjnore Mitropoliti kreu një përshpirtje në varrin e paraardhësit të tij, Mitropolitit të lumur Dhimitër, në kishën e Shën Parashqevisë në Terihat, Dropull.

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse