Ditën e enjte, Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail çeli dyert e paraklisit të ri (kishëzës) në ambientet e Mitropolisë. Paraklisi i kushtuar Hyjlindëses Mari (Aksion Estin) dhe Apostullit Nathanail do të shërbejë për Shërbesat e Shenjta të përditëshme të Mitropolitit.
Të enjten në mbrëmje u krye shërbesa e Ajazmës, ndërsa të premten në mëngjes, u zhvillua edhe Liturgjia e parë Hyjnore.
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse