LETËR URIMI E FORTLUMTURISË SË TIJ, PATRIARKUT TË MOSKËS, KIRILIT, ME RASTIN E FESTËS SË EMRIT TË KRYEPISKOPIT JOAN
Fortlumturisë së Tij, Joanit
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë
Fortlumturi,
Vëlla i dashur më Zotin dhe bashkëmeshtar në altarin e Tij të Shenjtë,
Ju lutem të pranoni urimet e mia të përzemërta në ditën e emrit tuaj – kur përkujtojmë Apostullin dhe Ungjillorin e shenjtë Joan Theologun, mikun e vërtetë dhe fort të dashur të Krishtit (nga Vargëzimet e shenjtorit).
Duke gjetur forcë nga ndërmjetimet e shenjtorit tuaj mbrojtës dhe me përpjekjen për t’u mbështetur për të gjitha te Perëndia, ngrini kryqin e rëndë të shërbimit si primat, me përulësi e dashuri, në shërbimin priftëror të ungjillit të Zotit (Rom. 15:16) në tokën e bekuar të Shqipërisë.
Perëndia i shumëmëshirshëm ju dhëntë paqe dhe shëndet, ripërtërittë fuqitë tuaja trupore e shpirtërore, dhe ju dhëntë ndihmë të bollshme në punët tuaja baritore.
Me dashuri vëllazërore në Krishtin,
†Kirili
Patriark i Moskës dhe i Gjithë Rusisë
Data: 26 Shtator 2025
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse