EmailFacebookKontakt
Lajme

KNFSH fushatë për promovimin e harmonisë ndërfetare

21/10/2025

KNFSH fushatë për promovimin e harmonisë ndërfetare
Tiranë, 17 tetor 2025 – Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNFSH), në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE) dhe HEDAYEH (International Center of Excellence for Countering Extremism and Violent Extremism), organizuan më 17 nëntor 2025 në Tiranë aktivitetin prezantues të katër fushatave të komunikimit, në kuadër të projektit “Shpërndarje mesazhesh për udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit në Shqipëri”. Projekti mbështetet nga Programi i Bashkimit Evropian për Forcimin e Rezistencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm (BE-STRIVE II).
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, komuniteteve fetare, organizatave të shoqërisë civile, të rinj, gra dhe media, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm bashkëpunimi, respekti dhe harmonie ndërfetare.
Të pranishmit u përshëndetën nga Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, znj. Lejdi Dervishi, Koordinatore Kombëtare e Qendrës CVE, z. Davide Casale, përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe znj. Irene Belmonte, menaxhere e Programit të BE-së për Forcimin e Rezistencës ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm (STRIVE Global), Hedayah.
Për më tepër ndiqni linkun e mëposhtëm:
https://knfsh.al/knfsh-fushate-per-promovimin-e…/  
Data: 17.10.2025

Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.

#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse