Me solemnitet dhe frymë shpirtërore u zhvillua në Selanik, në Kishën e Shën Dhimitrit, hapja e Konferencës II Ndërkombëtare të revistës «Θεολογία», me temë:
«Teologjia Orthodhokse dhe “Ontologjia” e Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore».
Në këtë ceremoni morën pjesë:
• Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Bartholomeu.
• Fortlumturia e Tij, Patriarku i Bullgarisë, Danieli
• Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Qipros, Gjeorgji
• Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Athinës dhe Gjithë Greqisë, Jeronimi II
• Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani.
Aktivitetin e nderoi me praninë e tij edhe Presidenti i Republikës së Greqisë, z. Konstantinos Tassoulas.
Përshëndetën hapjen e konferencës, Tërëshenjëria e Tij, Patriarku Ekumenik, Bartholomeu (me fjalimin inaugures), Presidenti i Republikës së Greqisë, z. Konstantinos An. Tassoulas, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Athinës dhe Gjithë Greqisë, z. Jeronimi II
Ky bashkim i lartë shpirtëror e shndërroi Selanikun në qendër të dialogut ndërkombëtar mbi marrëdhënien ndërmjet besimit orthodhoks dhe teknologjisë, duke theksuar dimensionet antropologjike, politike dhe kulturore të këtij diskutimi.
Data: 29.09.2025
Shënim: Burimi: Radio Ngjallja. Lidhja origjinale: Radio Ngjallja.
#RadioNgjallja #Lajme #KishaOrthodhokse