EmailFacebookKontakt
Mbretëresha Elena
Mbretëresha Elena

Elena bija e një hanxhiu të thjeshtë lindi në vitin 247 në Vithini, në Veriperëndim të Azisë së Vogël. Në moshën 23 – vjeçare u bë bashkëshortja e gjeneralit kalimtar, Konstandin Kloro nga Naiso (tani Nishi i Serbisë), ku në vitin 288 (ose edhe më shpejt) lindi Konstandinin e Madh që feston së bashku me të. Sapo Dioklitiani (284-305) e emëroi Kloronë si qezar (293), e detyroi që ta largojë Elenën për t’u martuar, për arsye politike, me bijën e adoptuar të bashkëperandorit të tij Maksimian (286-305). Për më tepër mori rob djalin e tij, Konstandinin, i cili u edukua pikërisht në oborret e Dioklitianit dhe të Galerit (305-311). Kloroi bëri atëherë tre djem të tjerë dhe tri vajza por shenjtin e donte tej mase. Ai e respektonte thellësisht nënën e tij, kështu që pasi u bë mbret e quajti augusta, mbretëreshë, dhe preu monedha me fytyren e saj.

Madje i kushtuan qortimet e saj të ashpra kur koseguent përkundrejt së drejtës vrau më 326 admiralin e lavdëruar Krispi, djalin e tij me gruan e parë, Minervinën. E vrau pasi u bind prej gruas së tij të dytë, Faustës së bukur por zemërkeqe, bijë e Maksimianit. Domethënë i kishte shpifur për Krispin si tinzar i mbretërisë së tij dhe i nderit të saj, pasi kishte frikë se do t’i linte në hije tre djemtë e saj kishte dhe dy vajza. Ndërkaq u zbulua intriga dhe burri i saj e eleminoi edhe atë, ndërsa nderoi të vrarin padrejtësisht…

E barabartë me apostujt Elena (greqisht: llambadhë) tashmë e moshuar, u dërgua prej Konstandinit në Vendet e Shenjta. Atje detyroi një hebre, kryepiskopin e mëpasëm të Jerusalemit, shën Qirjakon (28 tetor), i cili e dinte se ku ishte Golgothaja dhe e ndihmoi të gjente Kryqin e Çmuar, siç sqarohet në jetën e tij (festa e Gjetjes 6 mars e Lartësimit 14 shtator).

Dy nga gozhdat e Kryqit u vendosën në stemën e djalit të saj. Së bashku me të ndërtoi kisha të famshme në Vithlehem, tek Varri i së Tërëshenjtës, në Malin e Ullinjve, në Romë, në Bizant. Fjeti në Konstandinopojë, më 328 (ose 335) por u varros në Romë.