
Që në fëmijëri mori kryqin e Krishtit dhe u pastrua nga pasionet me asketizëm dhe me lutje të vazhdueshme. Ishte tepër i dhembshur me të varfrit, aq sa shpesh u jepte edhe veshjen e vetme që kishte në trup dhe vazhdonte udhën i zhveshur. I përulur, i dashur dhe buzagaz, u caktua në krye të manastirit të Pelekitit, në Malin Olimp të Bitinisë, në kohën e persekutimit ikonoklast.
Përvoja e tij e soditjes së fytyrës së Krishtit i lejoi të rrëfente me besim nderimin e ikonave të shenjta, ndaj u persekutua nga tiranët (rreth vitit 754). Si shpërblim të këtyre betejave për virtytin dhe të vërtetën, Perëndia i dha lavdinë e përjetshme dhe në varrin e tij u kryen shumë mrekulli.