Liturgjitë dhe Shërbesat e Krishtlindjes në Tiranë
Liturgjitë Hyjnore dhe Shërbesat për Vigjiljen dhe të kremten e Krishtlindjes do të kryhen duke zbatuar të gjitha masat e distancimit, për t’u mbrojtur nga pandemia e Covid-19.
Të gjithë besimtarët duhet të mbajnë maskat gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre dhe distancën e kërkuar.
Për të ndihmuar në shmangien e çdo grumbullimi do të meshohet në të gjitha kishat e kryeqytetit.
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë dhe në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” do të ketë dy Liturgji Hyjnore për ditën e Krishtlindjes.