Njoftim i shkollës së Muzikës Bizantine
të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Shkolla e Muzikës Bizantine e Kishë sonë pret kandidatët e rinj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet dy-vjeçare për vitin akademik 2020-2021.
Besimtarë dhe të gjithë që kanë talent në muzikë, janë të mirëpritur për të konkurruar në shkollën tonë. Ata do të mësojnë si të psalin, mbi muzikën bizantine dhe historinë e saj sa të vjetër aq edhe të pasur, përdorimin e saj në adhurimin hyjnor etj.
Shkolla ofron kushte bashkëkohore me klasa studimi, kishëz, mjedise për fjetje, ambient sportiv, mensë etj. Studentët e përzgjedhur do të kenë bursë të plotë për gjithë periudhën e shkollës, të dhënë nga Kryepiskopi Anastas.
Mësimi në shkollë zhvillohet 4 herë në javë, pasdite – kjo u jep mundësi studentëve të vazhdojnë edhe një shkollë të dytë. Mos e humbisni!
Kandidatët do t’i nënshtrohen një konkursi, përpara pranimit të tyre në shkollë.
Për më shumë informacione kontaktoni:
+355 69 26 36 132
E-mail: shkollaemuzikes@gmail.com

