U kremtua Pendikostia në Kryepiskopatë dhe në Mitropolitë
E diela e 7 qershorit 2020, shënoi kremtim me madhështi të Pendikostisë në të gjithë vendin. Kështu, u krye Liturgjia Hyjnore në të gjitha kishat e Kryepiskopatës. Në Katedralen e “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, ajo u celebrua nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hirësi Nathanaili dhe klerikë të tjerë, ndërsa në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, u krye nga Episkopi i Bylisit, Asti.
Me gëzim e shkëlqim u kremtua edhe në të gjitha kishat e Mitropolive: në Berat, në Katedralen “Shën Dhimitri”, nga Hirësi Ignati; në Korçë, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, nga Hirësi Joani; në Gjirokastër, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, nga Hirësi Dhimitri; në Fier, në kishën e Shën Gjergjit, nga Hirësi Nikolla dhe në Elbasan, në kishën “Shën Nikolla”, nga Hirësi Andoni.


