EmailFacebookKontakt
Lajme

Diplomimi i studentëve të Akademisë Teologjike – Qershor 2019

14/06/2019

Iu dorëzuan diplomat studentëve të vitit të 4-t të Akademisë Teologjike

Dje, 13 qershor 2019, në mjediset e Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash Durrës, u krye ceremonia e diplomimit të studentëve që mbaruan vitin e katërt.

Pas shërbesës në kishë, u bë dorëzimi i diplomave, ku studentët pritën me gëzim pjesëmarrjen e Kryepiskopit Anastas, së bashku me Mitropolitin e Apolonisë, Hirësi Nikollën, Mitropolitin e Elbasanit, Hirësi Andonin dhe Episkopin e Bylisit, Hirësi Astin. Mori pjesë edhe stafi pedagogjik i Akademisë.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 6936. Kategoria e vjetër: Lajme