EmailFacebookKontakt
Lajme

Oshënare Elisabeta Çudibërëse. Hierodëshmor Valentioni. Oshënar Ksenofon Athoniti.

24/04/2018

Oshënare Elisabeta Çudibërëse.

Shkëlqeu në një periudhë kohore të panjohur. Lindja dhe jeta e saj, e vulosur me shenjtërinë, u paralajmërua nëpërmjet një zbulese hyjnore. 

Që në vitet e rinisë ajo zgjodhi jetën asketike. E mundonte trupin pa mëshirë. Gjithnjë zbathur, me të njëjtën veshje edhe në mes të të ftohtit, për vite të tëra nuk e shijoi vajin; kreshmoi shumë dyzetditësh. 

Dhe frymën e saj e lartësoi: Për tre vjet e kishte mendjen të përqëndruar vetëm te Perëndia dhe shihte ngazëllimin e Qiellit me sytë truporë! Pra, ishte e natyrshme që të fitonte dhunti mrekullibërëse: Me anë të lutjes vrau një gjarpër helmues të frikshëm dhe shëronte sëmundje të ndryshme. 

Fjeti si oshënare. 

Elisabeta, hebraisht do të thotë: Betimi im është Perëndia.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 4281. Kategoria e vjetër: Shenjtorët e ditës