EmailFacebookKontakt
Lajme

Apostulli – 1Korinthianëve15:58-16:3 Ungjilli – Llukai 9:1-6

02/11/2013

Apostulli – 1Korinthianëve15:58-16:3
Prandaj, vëllezër të mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, sepse e dini se mundimi juaj nuk është i kotë në Zotin.Edhe për mbledhjen e ndihmave për shenjtorët, siç urdhërova kishat e Galatisë, kështu bëni edhe ju. Të parën ditë të çdo jave gjithësecili prej jush le të vërë mënjanë e le të mbledhë atë që t’ia bëjë mbarë Perëndia, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash. Edhe kur të vij, ata që të zgjidhni ju, do t’i dërgoj me letra, që të dërgojnë dhuratën tuaj në Jerusalem.

Ungjilli – Llukai 9:1-6
Edhe Jisui, si thirri pranë të dymbëdhjetë nxënësit e tij, u dha fuqi e pushtet mbi gjithë djajtë, dhe të shëronin sëmundje. Edhe i dërgoi që të predikonin mbretërinë e Perëndisë e të shëronin të sëmurët. Edhe u tha atyre: Mos mbani gjë udhës, as bastunë, as trastë, as bukë, as argjend, as të mos keni nga dy palë rroba. Edhe në atë shtëpi që të hyni, qëndroni atje, dhe dilni prej andej. Edhe sa vetave të mos ju presin, kur të dilni prej atij qyteti, shkunduni edhe pluhurin prej këmbëve tuaja, për dëshmi kundër tyre. Edhe ata, si dolën, shkonin fshatrave, duke dhënë lajmin e mirë, e duke shëruar kudo.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 1938. Kategoria e vjetër: Apostulli i ditës