EmailFacebookKontakt
Lajme

Apostulli – Efesianëve 6:18-24 Ungjilli – Llukai 11:23-26

25/10/2013

Apostulli – Efesianëve 6:18-24 

Duke u falur në Shpirt në çdo kohë me çdo lloj faljeje e lutjeje, dhe mbi gjithë këtë duke ndenjur zgjuar me çdo durim e lutje për gjithë shenjtorët, dhe për mua, që të më jepet fjalë për të hapur gojën time, që me guxim të bëj të njohur misterin e ungjillit, për të cilin unë jam lajmëtar në pranga, që të flas për atë me guxim, siç më duhet të flas. Po që t’i dini edhe ju të miat, çfarë bëj, të gjitha do t’jua tregojë juve Tihiku, vëllai i dashur dhe shërbëtor besnik në Zotin, të cilin për këtë e dërgova tek ju, që të mësoni punët tona, dhe që të ngushëllojë zemrat tuaja. Paqe mbi vëllezërit, dhe dashuri me besë nga Perëndia Atë, dhe nga Zoti Jisu Krisht. Hiri qoftë bashkë me të gjithë ata që duan Zotin tonë Jisu Krisht me zemër të kthjellët. Amin.


Ungjilli – Llukai 11:23-26

Kush nuk është me mua, është kundër meje; dhe kush nuk mbledh bashkë me mua, shpërndan. Fryma e ndyrë, kur del prej njeriut, shkon nëpër vende pa ujë, dhe kërkon prehje; dhe duke mos gjetur, thotë: Do të kthehem në shtëpinë time nga dola. Edhe kur vjen, e gjen të fshirë e të stolisur. Atëherë shkon e merr me vete shtatë frymë të tjera më të liga se veten e saj, edhe hyjnë e banojnë atje; edhe gjendja e mëpasme e atij njeriu bëhet më e keqe se e para.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 2055. Kategoria e vjetër: Apostulli i ditës