EmailFacebookKontakt
Lajme

Apostulli 2Kor. 6:11-16 Ungjilli Jn. 12:19-36

11/09/2013

Apostulli 2Kor. 6:11-16
Goja jonë u hap për ju, o Korinthianë, zemra jonë u zgjerua. Nuk jeni në ngushtim në ne, por jeni në ngushtim përbrenda jush. Dhe për të na e shpërblyer, – ju flas si bijve, – bëhuni edhe ju të gjerë. Mos hyni në një zgjedhë me të pabesët; sepse ç’të përbashkët ka drejtësia me paligjshmërinë? Edhe ç’shoqëri ka drita me errësirën? Edhe ç’përputhje ka Krishti me Belialin? Apo ç’pjesë ka besimtari me të pabesin? Apo ç’bashkim ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë, siç tha Perëndia: “Se do të banoj në mes tyre, dhe do të eci; dhe do të jem Perëndia i tyre, dhe ata do të jenë populli im”.

Ungjilli Jn. 12:19-36
Farisenjtë pra, i thanë njëri-tjetrit: E shihni se nuk keni dobi fare? Ja bota tek shkoi pas atij. Edhe prej atyre që ngjiteshin për t’u falur në të kremten ishin edhe disa grekë. Këta pra, erdhën te Filipi nga Betsaida e Galilesë, edhe i luteshin, duke thënë: Zot, duam të shohim Jisuin. Filipi vjen e i thotë Andreas; dhe përsëri Andrea e Filipi i thonë Jisuit. Edhe Jisui iu përgjigj atyre, duke thënë: Erdhi ora që të lavdërohet Biri i njeriut. Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, në mos rëntë kokrra e grurit në dhe e të vdesë, ajo mbetet e vetme; por në vdektë, sjell shumë prodhim. Ai që do jetën e tij do ta humbasë; po ai që urren jetën e tij në këtë botë, do ta ruajë për jetë të përjetshme. Në më shërben ndonjë, le të më vijë pas; edhe ku të jem unë, atje do të jetë edhe shërbëtori im; edhe në qoftë se më shërben ndonjë, Ati do ta nderojë. Tani shpirti im është i trazuar; edhe ç’të them? Atë, shpëtomë nga kjo orë. Po prandaj erdha në këtë orë. 28Atë, lavdëro emrin tënd. Erdhi pra një zë nga qielli: Edhe e lavdërova dhe përsëri do ta lavdëroj. Turma pra, që qëndronte dhe dëgjoi zërin, thoshte se u bë bubullimë; të tjerë thoshin, se engjëll i foli atij. Jisui u përgjigj e tha: Ky zë nuk u bë për mua, po për ju. Tani është gjyqi i kësaj bote; tani prijësi i kësaj bote do të hidhet jashtë. Edhe unë, në u ngritsha lart nga toka, do t’i tërheq të gjithë drejt vetes sime. Edhe këtë e thoshte duke treguar me çfarë vdekjeje kishte për të vdekur. Turma u përgjigj: Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; edhe si thua ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Cili është ky Biri i njeriut? Jisui pra, u tha atyre: Edhe pak kohë është drita bashkë me ju. Ecni deri sa keni dritën, që të mos ju zërë errësira; sepse ai që ecën në errësirë, nuk di se ku shkon. Deri sa keni dritën, t’i besoni dritës, që të bëheni bij të dritës. Këto foli Jisui, edhe iku e u fsheh prej tyre.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 2315. Kategoria e vjetër: Apostulli i ditës