EmailFacebookKontakt
Lajme

Apostulli Gal. 4:22-27 Ungjilli Llk. 8:16-21

25/07/2013

Apostulli Gal. 4:22-27
Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij, një prej skllaves, dhe një prej së lirës; por ai që lindi prej skllaves lindi sipas mishit; dhe ai prej së lirës, lindi me anë të premtimit. Këto janë alegorike; sepse këtu janë të dy dhiatat, njëra nga mali Sinai, që lind për skllavëri, e cila është Agara. Sepse Agara është mali Sinai në Arabi, dhe i përgjigjet Jerusalemit të sotëm, dhe është në skllavëri bashkë me të bijtë. Po Jerusalemi i sipërm, që është nëna e ne të gjithëve, është i lirë. Sepse është shkruar: “Gëzohu ti, o shterpë që nuk lind; bërtit e thërrit ti që nuk ke dhimbje lindjeje, sepse djemtë e shkretëtirës janë më shumë se të asaj që ka burrin”.

Ungjilli Llk. 8:16-21
Edhe asnjë kur ndez kandil nuk e mbulon me enë, a e vë nën shtrat; po e vë mbi kandilmbajtëse, që të shohin dritën ata që hyjnë. Sepse nuk ka ndonjë të fshehtë që nuk do të shfaqet; as të fshehtë që nuk do të merret vesh, e të dalë për faqe. Vështroni pra si dëgjoni; sepse atij që ka, do t’i jepet; po atij që s’ka, edhe ajo që pandeh se ka do të merret prej tij. Edhe erdhën tek ai e ëma edhe vëllezërit e tij, dhe nuk mundnin prej turmës t’i afroheshin. Edhe e lajmëruan, duke thënë: Nëna jote dhe vëllezërit e tu po rrinë jashtë dhe duan të të shohin. Po ai u përgjigj e u tha atyre: Nënë e vëllezër më janë këta që dëgjojnë fjalën dhe e bëjnë.


Arkiv historik Joomla. Burimi: oaca_Joomla30 / sg25k_content ID 2332. Kategoria e vjetër: Apostulli i ditës