EmailFacebookKontakt
Lajme

Kolendrat e para të studentëve në familjet e krishtera të Tiranës. (Dhjetor 2010)

21/03/2013
   Për herë të parë studentët e Qendrës Studentore të Kishës sonë së bashku me Arkimadrit Asti Bakallbashin çuan lajmin e Lindjes së Jisuit në familjet e besimtarëve në Tiranë. Kolendrat, lajmërimi i Lindjes së Shpëtimtarit Jisu,  është një traditë e vjetër kudo në Shqipëri. Sipas traditës, grupi i studentëve, duke kënduar këngët e Krishtlindjes vizituan familjet e besimtarëve në kryeqytet dhe përcollën këtë gëzim të madh tek ata. Gjithashtu, mikpritja dhe atmosfera e Krishtlindjes që gjetën në çdo familje transmetoi te studentët gëzim dhe përjetim të veçantë në këtë prag Krishtlindjesh.
 
Ana Baba