EmailFacebookKontakt
Lajme

POSHTË ARMËT: Fetë për Paqe Fushatë për Siguri të Përbashkët

04/10/2010

Të dashur vëllezër dhe motra në Krishtin,

Paqja me ju!

Dr. William Vendley, Sekretar i Përgjithshëm i Feve për Paqe, ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen tuaj për POSHTË ARMËT, Fetë për Paqe Fushata e Përbashkët për Sigurim. Fushata u kërkon qeverive të reduktojnë kolektivisht në 1% shpenzimet e tyre ushtarake dhe t’i ricaktojnë këto fonde në drejtim të zhvillimit në zonat e kulmit të varfërisë. Ne ju inkurajojmë të lexoni këtë e-mail të bashkangjitur nga Dr. Vendley dhe të nënshkruani peticionin përkatës në www.armsdown.net, dhe të ndani këtë kërkesë me të tjerët. Kanë mbetur dhe vetëm 5 ditë për fushatën ndërsa kërkesa do të paraqitet te Sekretarit i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki-moon, më 4 Tetor 2010.

Me çdo lutje për paqe në botën tonë,

Kryepiskopata e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Nga: Dr. William Venley

Drejt: Kishës Orthodhokse të Shqipërisë

Tema: Poshtë Armët @ Thirrje Përfundimtare për Veprim

Data: E mërkurë, 29 Shtator 2010

I Dashur Koleg me Famë,

Si një person i besimit, zëri juaj për paqe është vendimtar. Sot, qeveritë e botës kolektivisht shpenzojnë 1.6 trilion $USD në buxhetet e tyre ushtarake. Nga ana tjetër, miliarda njerëz vazhdojnë të jetojnë në kulmin e varfërisë.

Rrjeti i të Rinjve Fetë për Paqe Globale i është përgjigjur kësaj pabarazie me thirrjen POSHTË ARMËT! Fushata për Siguri të Përbashkët. POSHTË ARMËT! Thirrje të gjitha qeverive për të zvogëluar shpenzimet e tyre ushtarake nga 10% në një normë prej 1% në vit dhe pastaj t’i ricaktojnë këto fonde në drejtim të zhvillimit.

Vitin e kaluar mbi 12 milionë njerëz në mbarë botën kanë dhënë tashmë mbështetjen e tyre për POSHTË ARMËT!

Zëri juaj ka rëndësi. Nënshkruani peticionin sot në www.armsdown.net, dhe në qoftë se keni nënshkruar, inkurajoni rrjetet tuaja – familjen, miqtë dhe kolegët – për të nënshkruar edhe ata gjithashtu.

Kanë mbetur dhe vetëm 5 ditë për fushatën. Na ndihmoni të arrijmë qëllimin tonë të nënshkrimit para se Fushata të paraqitet te Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Z. Ban Ki-moon, më 4 Tetor 2010.

Me vlerësim për partneritetin tuaj,

mbetem i juaji sinqerisht

DR. William F. Vendley

Sekretar i Përgjithshëm


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year2010/armsdown.htm