EmailFacebookKontakt
Lajme

Festohet në Tiranë dita e Theofanisë (Uji i bekuar)

06/01/2010
Festohet në Tiranë dita e Theofanisë (Uji i bekuar)

Në ditën e Theofanisë, 6 janar, Kryepiskopi Anastas kreu Liturgjinë Hyjnore dhe më pas Shërbesën e Bekimit të Ujit në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.

Pas mbarimit të shërbesës në kishë, u dol në podiumin e ngritur në mjediset e jashtme, ku Fortlumturia e Tij bekoi ujërat dhe uroi besimtarët e pranishëm.

Festohet në Tiranë dita e Theofanisë (Uji i bekuar)

Për të lehtësuar besimtarët në marrjen e ujit ishin vendosur 4 pika me cisterna të mëdha. Në shërbesë ishin të pranishëm qindra e qindra besimtarë, që mbushën kishën dhe mjediset jashtë saj. Por besimtarë vazhduan të vijnë deri në orët e vona të ditës, për të marrë dhe çuar bekimin e këtij uji në shtëpitë e tyre.

Thoma Dhima


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year2010/TheofanianeTirane.htm