EmailFacebookKontakt
Lajme

24 qershori, përvjetori i zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. (2009)

19/03/2009
    Më 24 qershor Kisha jonë kremton zgjedhjen e Kryepiskopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga Patriarkana Ekumenike në vitin 1992. Për të kujtuar këtë datë të shënuar, në Kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses” në Tiranë u celebrua Liturgjia Hyjnore e drejtuar nga vetë Kryepiskopi dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë, si dhe me pjesëmarrjen e shume besimtarëve, të ardhur nga disa qytete të vendit, të rinj nga kampet e Kishës etj. Fortlumturia e Tij foli për rolin e të gjithëve në vazhdimin e ecjes përpara të Kishës.