EmailFacebookKontakt
Lajme

E diela e Orthodhoksisë në Tiranë

08/03/2009
E diela e Orthodhoksisë në Tiranë

Në javën e parë të Kreshmës së Madhe, Kisha Orthodhokse kremton triumfin e Orthodhoksisë. Në këtë të kremte, më 8 Mars, qindra besimtarë kryeqytetas morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u mbajt në kishën “Ungjillëzimi” në Tiranë, e kryesuar nga Fortlumturia e tij, Kryepiskopi Anastas. Mes shumë besimtarëve merrnin pjesë edhe shumë fëmijë e të rinj nga Tirana por edhe të rinj të ardhur nga qytete të tjera si: Shkodra, Elbasani, Gramshi, Cërriku, të cilët ishin mbledhur këto ditë në Tiranë për një aktivitet të përbashkët rinor.

E Diela e fitores së Orthodhoksisë simbolizohet me triumfin e ikonave. Ishin fëmijët, ata që në litaninë rreth Kishës mbanin ikonat dhe së bashku me klerikët dhe besimtarët luteshin e psalnin, duke adhuruar Perëndinë.

E diela e Orthodhoksisë në Tiranë

Gjatë predikimit të tij, Episkopi i Krujës, Hirësi Andoni nënvizoi se “…që nga themelimi, Kisha u përball me furtuna të ndryshme. Kisha e formuloi besimin e saj nëpërmjet sinodeve të etërve, sepse ishte shprehja më unike e besimit. Kisha ruan zbulesën e Perëndisë. Kisha është e vërteta e Zotit, kollona e kësaj të vërtete. Ditë ne sotme le ta shikojmë si një triumf të Perëndisë, nëpërmjet Kishës”.

Isidor Koti

E diela e Orthodhoksisë në Tiranë

Fotot: Nathan Hoppe


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year09/EdielaOrthodhoksise.htm