EmailFacebookKontakt
Lajme

Theofania (Uji i bekuar) në Përmet

06/01/2009
Theofania (Ujit i bekuar) në Berat

Theofania (Uji i bekuar) në Përmet

Atmosferë festive kishte Përmeti në ditën e Theofanisë. Është një traditë e bukur në këtë qytet të vogël ku banorët, jo vetëm ata të besimit orthodhoks, dalin në brigjet e Vjosës, në afërsi të urës, për të ndjekur shërbesën aq festive të hedhjes së Kryqit në ujëra.

Liturgjinë Hyjnore në kishën e bukur të Shenjtores Parashqevi e kreu Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri. Mes besimtarëve që morën pjesë në Liturgji dhe Bekimin e Madh të Ujërave ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Përmetit z. E. Komnino dhe Prefekti i Gjirokastrës z. S. Ksera.

Pas mbarimit të shërbesës në lumin e Vjosës (Kryqin e mori nga ujërat i riu përmetar Ridi Mustafaj).

Më pas në mjediset e kopshtit të fëmijëve në kishën Lindja e së Tërëshenjtës Mari, Mitropoliti preu sipas traditës vasilopitën e enorisë.

Korresp. i gazetës “Ngjallja”


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Year09/UjiBekuarPR.htm