Me bekimin e
Fortlumturisë së tij Kryepiskopit Anastas edhe këtë vit u zhvillua kampi
për djem në Manastirin e Hirshëm të Hyjlindëses Mari në Zvërnec të
Vlorës. Në periudhën e parë të këtij kampi në datat 21 qershor – 1
korrik 2008 merrnin pjesë fëmijët e moshave 11-14 vjeç. Rreth 150 fëmijë
nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë morën pjesë në këtë kamp, të cilët u
mblodhën për të dëgjuar fjalën e Perëndisë dhe për të kaluar një kohë të
këndshme së bashku<i>.
</i>
Tema e këtij
kampi për të tre periudhat ishte: <i>
“Ka shpresë”.</i> Interesimi i madh i tyre u shpreh në bisedat
shpirtërore me pyetjet e shumta që kishin rreth besimit. Por edhe
programet argëtuese zinin një pjesë të mirë të kohës me lojërat dhe
aktivitetet sportive.
Një ditë e
veçantë ishte marrja pjesë në Liturgjinë Hyjnore, në përvjetorin e
zgjedhjes së Kryepiskopit Anastas si Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë
Shqipërisë, nga Patriarkana Ekumenike. Për të uruar dhe për të
falënderuar Kryepiskopin Anastas për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën
që ka dhënë dhe jep si nga ana financiare ashtu edhe nga ajo
shpirtërore, djemtë e kampit i dhuruan një pikturë të Manastirit të Shën
Marisë në Zvërnec.
Në mes të gjithë
atyre fëmijëve kishte edhe nga ata të cilët merrnin pjesë për herë të
parë në një aktivitet të tillë veror dhe dëshironin të njiheshin sa më
shumë me besimin orthodhoks. Mësimet dhe dëshira e zjarrtë për t’u
bashkuar me Krishtin solli që 30 nga këta fëmijë të pagëzoheshin dhe të
nisnin së bashku me të tjerët rrugën drejt shpëtimit.
Pas pagëzimit të
gjithë këta vëllezër më Krishtin u kunguan për herë të parë, duke marrë
Trupin dhe Gjakun e Zotit tonë Jisu Krisht gjatë Liturgjisë Hyjnore e
zhvilluar në kishën e manastirit.
Në këtë ditë të rëndësishme akademike në ambientet e Akademisë u
organizua një program festiv me fjalime, meditime, himne dhe një drekë
me të gjithë të pranishmit. Me të vërtetë Akademia dhe Kisha festonte
kurorëzimin e studimeve të këtij brezi studentësh, duke i përgatitur
kështu ata, si bashkëpunëtorë të rinj dhe të zellshëm për veprën
shpirtërore e sociale të Kishës në të gjithë Shqipërinë.
Në këtë festim kishte ardhur edhe Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi, Episkop Andoni (dikur
student i kësaj Akademie), klerikë dhe pedagogë etj.
E veçantë tjetër
e programit të këtij kampi ishte edhe shfaqja e dokumentarëve kushtuar
jetës së shenjtorëve. Këta dokumentarë ishin të dubluar në gjuhën shqipe
gjë që i ndihmoi të rinjtë te njihen më mirë me jetët e shenjtorëve dhe
mësimet e tyre.
Një bekim
i madh ishte edhe vizita në kamp e Mitropolitit të Beratit, Hirësi
Ignatit, i cili me fjalën e tij të urtë i ndërgjegjësoi të gjithë
pjesëmarrësit se shpresa e vetme për të gjithë është Jisu Krishti.
Në fund të
periudhës së këtij kampi u zhvillua festivali i këngës ku të gjitha
grupet u paraqitën me një këngë të krijuar nga vetë ata.
Të gjithë u
larguan me shpresën dhe dëshirën për t’u kthyer sërish në këtë ishull të
bekuar.
Nga Zyra Qendrore
e Rinisë
Burimi arkivor: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/zvernec1.htm
Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/zvernec1.htm