EmailFacebookKontakt
Lajme

Veprimtari kulturore – argëtuese me personat me aftësi të

25/05/2008

kufizuara fizike

– Ata kanë një botë shpirtërore që të mahnit –

Luftojnë çdo ditë

për të drejtat e tyre, për t’u arsimuar e punësuar dhe për të pasur

mundësi të barabarta. Lufta e tyre nuk është një kohë e shkuar dëm,

përkundrazi. Nëse kthehemi në histori, në vitin 1992, në një nga

rezolutat e Kombeve të Bashkuara, u përcaktua se data 3 dhjetor do të

jetë Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe do të

kujtohet në mbarë botën. Kjo ditë shërben për të fokusuar vëmendjen ndaj

eliminimit të barrierave e pengesave të shumta që shpesh bëhen pengesë

në pjesëmarrjen e plotë të këtyre personave në jetën shoqërore.

Kisha Orthodhokse

Autoqefale e Shqipërisë ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj

personave me aftësi të kufizuara mendore por edhe atyre fizike, duke

treguar dashurinë dhe kujdesin e saj. Përmes aktiviteteve në vite është

shprehur gatishmëria për të qëndruar pranë në lutje dhe ndihma

shpirtërore e materiale ndaj kësaj pjese të shoqërisë, që më shumë se

çdo gjë tjetër ka nevojë për dashuri. Prej 6 vjetësh, Zyra e Rinisë e

Kishës sonë organizon veprimtarinë “Fundjava e miqësisë”, si për të

treguar një miqësi që ka nisur dhe vazhdon me entuziazëm, duke u bërë

edhe më e bukur nga njëri vit në tjetrin.

Rreth 40 persona me aftësi të kufizuara nga Tirana, Kukësi, Tropoja,

Laçi, Fieri, Berati etj. morën pjesë në datat 23-25 maj 2008 në

veprimtarinë “Fundjava e miqësisë” në qytetin e Durrësit. Tema e këtij

viti “Miqësia, një gur i çmuar në mozaikun e jetës” ishte në sinkron me

atmosferën brilante që u krijua aty. Përvoja e fituar nga vitet e

kaluara tregoi se miqësia mes të rinjve orthodhoksë dhe personave me

aftësi të kufizuara fizike është rritur dhe forcuar nga viti në vit. Tre

ditët e aktivitetit morën përmasat e një feste të veçantë me lojëra e

argëtime, me biseda në grupe, konkurse dijesh dhe vallëzimi.

Nuk është e

çuditshme të shikosh se sa bukur dinë të kërcejnë edhe këta individë, të

cilët edhe pse ndodhen në karrige me rrota ose në paterica janë të aftë

të përshtaten edhe në këtë drejtim. Madje aftësitë e tyre krijuese i

kapërcejnë hamendjet. Në një nga ditët e këtij aktiviteti, teologu z.

Jorgo Papadhopuli foli pikërisht për temën “Miqësia”, duke i lënë

hapësirë vetë pjesëmarrësve të shprehnin përmes historive të ndryshme

disa nga karakteristikat dhe të vërtetat e miqësisë. Aktivizimi i tyre

ishte i shkëlqyer, duke mësuar shumë nga njëri-tjetri dhe duke përcjellë

interesimin dhe miqësinë mes tyre.

Në fytyrat e tyre

lexohej gëzimi dhe energjia e jetës. Shoqëria duhet të sensibilizohet me

pengesat që përballin dhe përjetojnë këta njerëz çdo ditë të jetës së

tyre. Duhet thyer e flakur tej tabloja e zymtë që e përshkruan këtë

kategori njerëzish si barrë e rëndë e shoqërisë. Një mendim i gabuar,

sepse ata janë në gjendje të kontribuojnë në jetën ekonomike e kulturore

të komunitetit. Ata kanë potenciale në vetvete dhe një botë shpirtërore

që të mahnit.

Të gjithë

pjesëmarrësit u larguan nga ky aktivitet me dashuri dhe falënderim, duke

marrë me vete kujtimet më të bukura, për t’i treguar ato takimin tjetër

të ardhshëm, në fundjavën e shumëpritur të miqësisë.

Isidor

Koti

Burimi arkivor: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/takimkufiz.htm


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/year08/takimkufiz.htm