EmailFacebookKontakt
Lajme

Regjistrimi dhe konkurimi në Institutin e Formimit Profesional “Frymë Dashurie”, Tiranë. (Shtator 2007)

26/02/2007
TASHMË MË BASHKËKOHORE NË PROGRAME DHE PAJISJE
Lajmërohen të gjithë të interesuarit se në datë 3 Shtator 2007 do të fillojnë
regjistrimet për konkurs në degët e Institutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”.
–  Kuadër Menaxher dhe Specialist në Llogaritë e Kompjuterizuara(Degët ekonomike)
–  Restaurim dhe Konservim të Veprave të Artit
  Informatikë
  Specialist  në Laboratorët Mjekësorë
Regjistrimet do të vazhdojnë deri në datë 20Shtator.
Konkurset për të gjitha degët do të zhvillohen nëdatat, 25 -26Shtator 2007.
Kandidatët duhet:
a)     Të kenë mbaruar arsimin e mesëm.
b)     Të kenë fotokopje të dëftesës së pjekurisë të noterizuar dhe të firmosur nga Drejtoria Arsimore e rrethit përkatës.
c)     Të kenë një certifikatë me fotografi (të vitit të fundit në mënyrë që të jetë e vlefshme).
d)     Të kenë 2 fotografi dhe 1000 lekë.
Për hollësi të mëtejshme kontaktoni në numrin e telefonit:
04 – 255 207  
ose në adresën e E-mail-it:
 
IFP_FD@atnet.com.al
Për më shumë informacione rreth Institutit klikoni në sektorin Arsimi dhe Edukimi