EmailFacebookKontakt
Lajme

“Protagonistët” presin Krishtlindjen me koncert festiv

20/12/2006
“Protagonistët” presin Krishtlindjen me koncert festiv

Në qendrën shpirtërore-arsimore “Thavor” të Kishës sonë, që ngrihet madhështore në një pjesë periferike të kryeqytetit, pranë Malit të Dajtit, u zhvillua më 20 dhjetor koncerti festiv me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare shqiptaro-amerikane “Protagonistët”. Prindër, mësues dhe të ftuar morën pjesë në programin që zgjati rreth dy orë.

Skena e koncertit interpretonte në mënyrë figurative gëzimin e kësaj feste. Ikona e Krishtlindjes me Krishtin në qendër, yjet dhe magët, barinjtë rreth grazhdit, shoqëroheshin nga fytyrat engjëllore të fëmijëve. Mes tyre ishte i ftuar edhe Kryepiskopi Anastas, i cili ndoqi me dashuri këngët, recitimet dhe urimet e fëmijëve.

“Protagonistët” presin Krishtlindjen me koncert festiv

Nxënësit kishin përgatitur nga secila klasë një program të veçantë, duke sjellë mes emocioneve para të pranishmëve gëzim dhe shumë buzëqeshje.

Në fund të aktivitetit, Kryepiskopi Anastas i takoi fëmijët dhe u shpërndau lule, në shenjë dashurie dhe përulësie ndaj krijesave të shumëdashura të Perëndisë. Vetë Krishti iu tha dishepujve se për të fituar Mbretërinë e Perëndisë duhet të imitojmë këta fëmijë, në shembullin e pastërtisë së tyre dhe paqes që ata rrezatojnë.

“Protagonistët” presin Krishtlindjen me koncert festiv

Në fund të koncertit festiv, për të gjithë të ftuarit ishte përgatitur një kokteil.

Isidor Koti


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/christmas06/protag06.htm