EmailFacebookKontakt
Lajme

Telegram ngushëllimi i Kryepiskopit Anastas për ndërrimin e jetës së Papa Gjon Palit II

03/04/2005
Telegram ngushëllimi i Kryepiskopit Anastas për ndërrimin e jetës së Papa Gjon Palit II

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Kryepiskopata i Hirshme

për ndërrimin e jetës së Papa Gjon Palit II

Shkëlqesisë së Tij Angelo Cardinal Sodano,

Vatikan

Ne marrim pjesë në hidhërimin e thellë për ndërrimin e jetës së Papës së Madh Gjon Pali II, të këtij personaliteti të jashtëzakonshëm fetar, vizionari kurajoz dhe lideri të shquar botëror, i cili duke e dashur Krishtin me gjithë qenien e tij, luftoi me iniciativë të frymëzuar historike, me këmbëngulje dhe forcë unike për mbizotërimin e dashurisë mbarëbotërore, paqes, drejtësisë dhe pajtimit midis popujve të besimeve të ndryshme, duke lënë vulën e tij të ndritshme në historinë moderne. Duke kujtuar me mirënjohje dashurinë e tij të veçantë për Shqipërinë, lutemi me përulësi që Perëndia t’i falë prehje mes shenjtorëve të tij, që rrezatojnë dritën e Kryqit dhe të Ngjalljes së Krishtit në mbarë botën.

+Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Tiranë, 3.4.2005


Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/telegram.htm