Disa nga arritjet më të spikatura të këtyre 11 vjetëve nga
Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas janë:
Formimi i klerit
Sinodi i Shenjtë u krijua në korrik 1998; janë hirotonisur rreth 125 klerikë dhe sot funksionon në mjedise bashkëkohore Akademia Teologjike Orthodhoksë "Ngjallja e Krishtit", pranë Manastirit të Shën Vlashit, Durrës.
Vepra ndërtuese
Janë ndërtuar 80 kisha të reja dhe janë riparuar mbi 140 kisha. Një vend të veçantë ka zënë këtu ndihmesa për konservimin dhe restaurimin e 5 manastireve dhe 70 objekteve të krishtera të kultit, që janë njëkohësisht edhe monumente kulture, për të cilat janë gjetur e përdorur nga Kisha më shumë së 3.5 milion dollarë.
Edukimi
Në shtator të vitit 1998 u hap në Gjirokastër Shkolla e Mesme Kishtare "Kryqi i Nderuar".
Janë ngritur 12 kopshte, si në Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë, Elba-san, Pogradec, Lushnje, Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër etj.
U është dhënë mbështetje teknike dhe materiale shkollave publike dhe janë restauruar nga Kisha jonë shumë shkolla e kopshte.
Në Tiranë u ngrit Instituti i Formimit Profesional "Frymë Dashurie" (6 degë) dhe shkolla fillore shqiptaro-amerikane "Protagonistët.
Në Derviçan, Gjirokastër, u ngrit një degë e Institutit të Formimit Profesional "Frymë Dashurie" (2 degë).
Përkujdesja sociale
Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi, Kisha Orthodhoksë Autoqefale e Shqipërisë ka siguruar dhe shpërndarë mijëra ton ushqime, veshmbathje e ilaçe. Kisha ka përkrahur një numër të madh programesh sociale, ku përfshihen projekte zhvillimi bujqësor për zonat malore, ndërtime rrugësh; ndihma për shkollat, jetimoret, spitalet, institutet, për personat me handikap, azilet, të burgosurit etj.
Gjatë vitit 1999, Kisha Orthodhoksë Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me donatorë dhe organizma fetar ndërkombëtare, organizoi një program të gjerë ndihmë, prej më shumë së 12 milion dollarësh për refugjatët kosovarë
Në Qendrën Diagnostike "Ungjillëzimi", me 24 specialitete dhe laboratorë bashkëkohorë, ku punojnë disa nga mjekët më të njohur të vendit, vizitohen çdo muaj më shumë së 6000 pacientë. Poliklinika funksionojnë në Kavajë, Lushnjë, Korçë dhe Jergucat.
Kisha – pjesë e orthodhoksisë botërore
Kisha jonë merr pjesë sot si e barabartë në të gjitha veprimtaritë e Kishave Orthodhoksë të botës. Në vitin 1999 në vendin tonë erdhi për herë të parë për vizitë një Patrik Ekumenik ndërsa vizita të nivelit të lartë janë bërë pranë shumë kishave simotra.
Kisha jonë është anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane dhe e Këshillit Botëror të Kishave, si dhe është e pranishme në veprimtari të ndryshme ekumenike.
Kontributi për kulturën
Përveç restaurimeve, një grup i posaçëm shkencëtarësh po bën katalogizimin dhe përshkrimin e monumenteve ekzistuese. Eshtë punuar e kontribuar që të rilindë tradita Orthodhoksë në ikonografi, muzikë bizantine, gdhendje druri, si ikonostase etj.
Janë botuar kaseta, videokaseta, janë hapur ekspozita e bërë konferenca e simpoziume me traditën e pasur Orthodhoksë të vendit.
Nga viti 2001 zhvillohet një program ekologjik, që përfshin projekte për trajtimin e mbeturinave të disa qyteteve, ruajtjen e ekosistemeve, formimin profesional të ekologjistëve të rinj etj.
Arkiv historik i faqes së vjetër. Burimi: OldWebpage/Shqip/Shtypi & Publikimet/Disa nga Arritjet .htm