EmailFacebookKontakt

Zyrë e Kishës Orthodhokse në Bashkimin Evropian

Një zyrë përfaqësie e Kishës Orthodhokse në Bashkimin Evropian u hap në Bruksel më 10 janar 1995. Zyra do të jetë nën presidencën e Mitropolitit Pandeleimon të Belgjikës (Patrikana Ekumenike), që është përfaqësuesi zyrtar i Kishës Orthodhokse në Belgjikë. Kjo zyrë – u theksua në ceremoninë e përurimit – u themelua me inisiativën e Patrikut Ekumenik Varthollomeu I dhe tregon rëndësinë që Kisha Orthodhokse i kushton ndërtimit Evropian. Në mesazhin që z. Zhak Delor, president i Komisionit të Bashkimit Evropian deri në fund te janarit, u drejtoi të pranishmëve përshëndeti inisiativën për forcimin e pranisë orthodhokse në institucionet Evropiane. “Me inisiativën time Komisioni Evropian ka ndërrmarrë një dialog me komunitetet kryesore të Krishtera… Pasi ndërtimi Evropian ishte përqëndruar në ekonomi, tani po hyjmë në një fazë të re ku vetëm dimensioni ekonomik nuk është më i mjaftueshëm për të justifikuar Lëvizjen Evropiane”, – theksoi Delors duke mirëpritur kontributin që Kisha Orthodhokse mund japë duke shërbyer si “urë” midis Evropës Lindore dhe Perëndimore. Zyra do të drejtohet nga Arkimandriti Emmanuel Adamakis nga Greqia.