Zyra Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), është zyra
sociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë. Duke shprehur dashurinë sakrifi-
kuese të Perëndisë për të gjithë njerëzimin, pa dallim race ose
besimi, Diakonia Agapes punon me njerëzit, veçanërisht të
varfrit e të mënjanuarit e Republikës së Shqipërisë, për të zhvi-
lluar shpresë, besueshmëri, vetë-iniciativë dhe zgjidhje të nevo-
jave të tyre kritike nëpërmjet asistencës, edukimit dhe mbë-
shtetjes financiare. Fushat në të cilat ajo vepron janë:
Zhvillimi rural – Me synimin të krijojë kushte sa më të mira
jetese për banorët e zonave rurale të vendit tone.
Kujdesi social – Me synimin të sigurojë një jetë me dinjitet për
njerëzit e mënjanuar të shoqëri
Shëndeti dhe edukimi – Me synimin të përmirësojë shëndetin
dhe mënyrën e jetesës së njerëzve.
Emergjencat – Me synimin të përmirësojë shëndetin dhe cilësinë
e jetesës së njerëzve në momente krizash etj.