Zvicër
U çel viti i ri akademik në Institutin
Orthodhoks Pasuniversitar Teologjik
Në datën 15 tetor u zhvillua ceremonia zyrtare e vitit të ri akademik
2011 në Institutin Orthodhoks Pasuniversitar Teologjik, të qendrës
orthodhokse të Patriarkanës Ekumenike në Chambesy, në Gjenevë. Në
këtë ceremoni morën pjesë dhe ish Mitropoliti i Kalkidonës Athanasi, si
përfaqësues i Tërëshënjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik z. Vartholome,
si dhe shumë personalitete të tjera të shquara.