EmailFacebookKontakt

Zoti eshte mes nesh

Z/Zoti është mes nesh”

Kudo, në dhimbjet tona, e ndjejmë Perëndinë më pranë. Zhvillojmë me Të biseda të brend- shme, intime dhe prekëse. I drejto- hemi Atij për të kryer përherë punë të dobishme, për të lehtësuar sado pak barrën e njëri-tjetrit.

Në disa raste, detyrohemi të fla- sim për disa nga këto vepra, në më- nyrë që të tërheqim sa më shumë njerëz në shërbime dashurie.

Gra besimtare të Kishës, të or- ganizuara nga punonjëset e Zyrës së Grave të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë zhvilloj- në vazhdimisht vepra të tilla plot besim, dashuri e përkushtim. Vizi- tat dhe ndihma tek të sëmurët, të varfrit dhe të moshuarit janë bërë qendra e vëmendjes së aktivitetit. “Duke hyrë në biseda me ta, kemi zbuluar vuajtjet, dhimbjet por edhe

mënyrat si t’i ndodhemi sa më pra- në”, – shprehen ato. Gra të ndry- shme kanë shërbyer vullnetarisht në pastrim, gatim, pazar dhe shër- bime mjekësore (kontakt me mje- kun, blerje ilaçesh) etj.

Të shumta janë rastet e vizitave në spitale, tek persona të varfër, të cilët i kanë mbështetur me ndihma financiare për të kryer operacione të ndryshme kirurgjikale.

“Në prag të Krishtlindjeve u prezantuam me një familje shumë të varfër nevojtare. Nëna 38-vjeça- re e sëmurë dhe që kujdesej për 3 fëmijë (6,9,13 vjeç), siguronte bu- kën e gojës duke kërkuar lëmoshë në rrugë, ndërkohë që burri është në burg. Familja banonte prej 6-7 vjetësh në kushte shumë të vështira strehimi, brenda një barake pa dy- sheme e çati, por të mbuluar me

plastmasë e llamarinë. Për këtë arsye gruaja kishte bërë 3 operacione në trup dhe vuan nga astma.

Nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, i gjetëm një strehë të re banimi derisa burri të dalë nga burgu.”

Çdo muaj Zyra e Grave ofron një mbështetje ekonomike e shpir- tërore për rreth 100-150 familje në nevojë.

Vetëm për festën e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri u ndihmuan afër- sisht 800 nevojtarë.

E rëndësishme gjithashtu është hapja e qendrës së re ditore për të varfrit. Aktualisht në të mund të hanë drekë 3 herë në javë 30-40 të varfër (të vetmuar, të sëmurë, të moshuar etj). Inagurimi i saj u bë më datën 18 janar, ditën e festimit të Shën Athanasit. At Jani Trebicka

bëri bekimin e parë të tryezës, duke përcjellë njëkohësisht edhe për- shëndetjet e nxehta të Kryepiskopit Anastas. Drejtimi i këtij aktivi- teti bëhet nga çifti orthodhoks mi- sionar amerikan George dhe Polina Rassel në bashkëpunim me Zyrën e Grave të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Një punë e rëndësishme i del punonjësve të Zyrës për të përzgjedhur personal nevojtarë dhe për të aktivizuar pu- nën vullnetare të grave që shërbej- në gjatë ushqimit.

Për të gjitha përpjekjet falënde- rojmë Perëndinë e fortë të gjithëfu- qishëm dhe i lutemi t’i bekojë pu- nët tona për lavdi të emrit të Tij të Shenjtë. Amin.

Rajmonda Shqevi