Zot, transformoje botën
me Hirin Tend
– Fjala e hapjes e Kryepiskopit Anastas, në Asamblenë IX
të Këshillit Botëror të Kishave, Brazil, shkurt 2006 –
I
Ndërhyrjet transformuese të Perëndisë Triadik
Formulimi i temës së Asamblesë sonë ka formën e lutjes; nëse preferoni, e një thirrjeje mistike, që na ndërgjegjëson për ekzistencën brenda nesh të një dobësie të thellë dhe të një shprese të fortë. Është një variant modern i lutjes që Krishti vuri në gojën tonë: “…ardhtë mbretëria jote, u bëftë dëshira jote si në qiell, ashtu edhe mbi dhe”.
Kjo bazohet në ndjesinë, se për transformimin e botës nuk mjaftojnë vetëm mendimet tona njerëzore, idetë dhe energjitë që ne kemi, por njëkohësisht mbështetet në sigurinë se Perëndia, tek i Cili kemi shpresë, nuk është një Perëndi indiferent për historinë njerëzore. Ai interesohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mundet, me Hirin e Tij, me urtësinë dhe fuqinë e Tij, të ndërhyjë dhe të transformojë Gjithë- sinë. Perëndia ka iniciativën. Ai vepron dhe ka rol vendimtar në his- torinë mbarënjerëzore.
Besimi dhe përvoja e Kishës në lidhje me misterin e Perëndisë përmblidhen në frazën: Ati, nëpërmjet Birit, në Shpirtin e Shenjtë krijon, përkujdeset, shpëton. Perëndia është i pakonceptueshëm, i paafrueshëm në esencën e Tij. Megjithatë prania e Tij bëhet e kap- shme në botë me Hirin e Tij dhe shfaqjen e lavdisë së Tij. Bëhet fjalë për energjinë dinamike, krijuese dhe transformuese të Trinisë së Përmbiqenshme. Hiri është dhurata e Perëndisë, që përfshin të gjitha dhuratat e tjera. Zbulohet në të gjitha energjitë e tij. Mendimi i kri- shterë lindor dallon qartë gjithësinë e krijuar nga energjitë e pakri- juara të Perëndisë. Perëndia i Përmbiqenshëm nuk njehsohet me asnjë lloj koncepti të krijuar apo ide, sikundër është kuptimi filo- zofik i esencës: ajo që është në gjendje të marrë njeriu, është Hiri i Perëndisë.
Ndërhyrja transformuese më mbresëlënëse u bë gjatë rrjedhës së historisë njerëzore, kur Fjala e Perëndisë u mishërua dhe mori jo vetëm shpirtin njerëzor, por edhe materien, e në këtë mënyrë mbarë krijesën, meqë njeriu është kurora e saj. “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne, dhe pamë lavdinë e Tij, lavdinë e Birit të vetëmlindur të Atit, plot hir dhe të vërtetë”. (Jn. 1:14). Të gjitha stadet e jetës së Krishtit përbëjnë shprehje të Hirit, por edhe të lavdisë së Perëndisë. Jisui, gjatë Metamorfozës së Tij në malin Tabor, zbuloi bukurinë e lashtë të njeriut të krijuar “sipas ikonës” së Perëndisë dhe në të njëjtën kohë lavdinë e mrekullueshme të Tij “sipas shëmbëllesës”.
Me sakrificën në Kryq dhe Ngjalljen e Krishtit kryhet shpëtimi sipas Hirit i gjinisë njerëzore. “Perëndia që është i pasur në përdë- llim… na ngjalli bashkë me të dhe na uli bashkë me të në vendet qie-
Kjo bazohet në ndjesinë, se për transformimin e botës nuk mjaftojnë vetëm mendimet tona njerëzore, idetë dhe energjitë që ne kemi, por një’kohësisht mbështetet në sigurinë se Perëndia, tek i Cili kemi shpresë, nuk është një Perëndi indiferent për historinë njerëzore. Ai interesohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe mundet, me Hirin e Tij, me urtësinë dhe fiiqinë e Tij, të ndërhyjë dhe të transformojë Gjithë- sinë. Perëndia ka iniciativën. Ai vepron dhe ka rol vendimtar në his- torinë mbarënjerëzore.
Besimi dhe përvoja e Kishës në lidhje me misterin e Perëndisë përmblidhen në frazën: Ati, nëpërmjet Birit, në Shpirtin e Shenjtë krijon, përkujdeset, shpëton. Perëndia është i pakonceptueshëm, i paafrueshëm në esencën e Tij. Megjithatë prania e Tij bëhet e kap- shme në botë me Hirin e Tij dhe shfaqjen e lavdisë së Tij. Bëhet fjalë për energjinë dinamike, krijuese dhe transformuese të Trinisë së Përmbiqenshme. Hiri është dhurata e Perëndisë, që përfshin të gjitha dhuratat e tjera. Zbulohet në të gjitha energjitë e tij. Mendimi i kri- shterë lindor dallon qartë gjithësinë e krijuar nga energjitë e pakri- juara të Perëndisë. Perëndia i Përmbiqenshëm nuk njehsohet me asnjë llpj koncepti të krijuar apo ide, sikundër është kuptimi filo- zofik i esencës: ajo që është në gjendje të marrë njeriu, është Hiri i Perëndisë.
Ndërhyrja transformuese më mbresëlënëse u bë gjatë rrjedhës së historisë njerëzore, kur Fjala e Perëndisë u mishërua dhe mori jo vetëm shpirtin njerëzor, por edhe materien, e në këtë mënyrë mbarë krijesën, meqë njeriu është kurora e saj. “Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne, dhe pamë lavdinë e Tij, lavdinë e Birit të vetëmlindur të Atit, plot hir dhe të vërtetë”. (Jn. 1:14). Të gjitha stadet e jetës së Krishtit përbëjnë shprehje të Hirit, por edhe të lavdisë së Perëndisë. Jisui, gjatë Metamorfozës së Tij në malin Tabor, zbuloi bukurinë e lashtë të njeriut të krijuar “sipas ikonës” së Perëndisë dhe në të njëjtën kohë lavdinë e mrekullueshme të Tij “sipas shëmbëllesës”.
Me sakrificën në Kryq dhe Ngjalljen e Krishtit kryhet shpëtimi sipas Hirit i gjinisë njerëzore. “Perëndia që është i pasur në përdë- llim… na ngjalli bashkë me të dhe na uli bashkë me të në vendet qie-
Hore në Krishtin Jisu, që të tregojë në kohët që vijnë pasurinë e jashtëzakonshme të hirit të Tij, në mirësi ndaj nesh në Krishtin Jisu” (Efes. 2:6-7).
I mrekulluar para kësaj dhurate tronditëse, Apostull Pavli shpall: “Se me hir keni shpëtuar, nëpërmjet besimit. Dhe kjo nuk është nga ju, është dhuratë e Perëndisë. Nuk është nga veprat, që askush të mos mburret” (Efes. 8-9). Nga ana tjetër, ajo që u krye në mënyrë ontolo- gjike në natyrën njerëzore në personin e Jisu Krishtit, vazhdon të kry- het me praninë dhe energjinë e Shpirtit të Shenjtë.
Faqet e fundit të Dhiatës së Re, duke ndriçuar vizionin eska- tologjik të Kishës, flasin për një transformim të përgjithshëm, “qiell i ri dhe tokë e re” (Zbul. 21:1). “Ai që rri ulur në fron shpall: “ja ku po i bëj të gjitha të reja” (Zbul. 21:5).
Çfarë forme përfundimtare do të ketë transformimi i botës në të ardhmen, kjo ngelet e fshehtë e Perëndisë së surprizave. Sikundër ndodhi edhe në të kaluarën. Nëse kreativiteti i njeriut – kjo dhuratë hyjnore që mori, na rezervoi kaq shumë të papritura, – Hiri i Perëndisë na rezervon jashtëzakonisht më shumë surpriza dhe më të mrekullueshme.
Fjala “Hir” u përdor në përkthimin në greqisht të Dhiatës së Vjetër nga të Shtatëdhjetët, për t’u dhënë kuptimin mjaft fjalëve të hebraishtes. Në greqisht, origjinali i Dhiatës së Re, fjala “χάρις” ka kuptimin pikësëpari të joshjes rrezatuese të bukurisë, pas kësaj rreza- timin e brendshëm të mirësisë dhe në fund dhuratat të cilat dëshmo- jnë për këtë bujari.
Hiri si energji e Perëndisë Triadik (Vep. 13:43, 14:26, Rom. 5:15, IKor. 1:4, 3:10, 15:10, 2Kor. 6:1, 8:1, 9:14, Efes. 3:2, 7:7 etj.), na jepet në Dhiatën e Re here si “Hiri i Perëndisë”, herë si “Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht”, herë si “Hiri i Shpirtit të Shenjtë”. Në ndërgjegjen e Kishës së bashkuar, hiri është energji e të gjithë Trinisë së Tërë- shenjtë. “Një është hiri që buron prej Atit, që plotësohet nëpërmjet Birit në Shpirtin e Shenjtë”, thekson Athanasi i Madh. Dhe në një vend tjetër thotë: “Kanë këtë hir nga Ati, me pjesëmarrjen e Fjalës, nëpërmjet Shpirtit”.
II
Bashkëpunëtorë të energjisë transformuese
të Perëndisë
Në lutjen tone: “O Perëndi, me anë të Hirit Tënd transformoje botën”, përgjigjja e drejtpërdrejtë që marrim është: Por me mua, ju dua edhe ju. Pozicioni juaj nuk është të jeni spektatorë të ndërhyrjeve hyjnore dhe të energjive, por të jeni bashkëpunëtorë. Kjo është një pasojë e Trupëzimit tim, e themelimit të Kishës, e “Trupit tim mistik”, tek i 1
cili pranuat të bëni pjesë me vullnetin tuaj të lirë. I
Të gjithë ne të tijtë kemi këtë privilegj, por edhe detyrim, të marrim pjesë aktivisht në transformimin e botës.
1. Duke filluar nga vetja jonë. Jeta më Krishtin ku jemi thirrur, K
është një rrugëtim i vazhdueshëm transformues. “Mos u përshtatni tai
me këtë botë”, na këshillon Apostull Pavli, “por transformohuni me
nëpërmjet ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni se cili është ësh
vullneti i Perëndisë, që është i mirë, i pëlqyer dhe i përkryer” (Rom. Kis
12:2). “Ripërtëritja e mendjes” është pikërisht pendimi. Kryhet bre- këtë
nda heshtjes medituese, që të çon në ndjesinë e kotësisë dhe të pade- ‘Tra
njësisë sonë; në autokritikën e qartë, për vetë faktin se sa larg jemi në rr nga ideali që na ka përcaktuar vullneti i Tij. njohi
Kërkohet një kontemplim i vazhdueshëm dhe kërkim i Perëndisë. vërte\ Nuk bëhet fjalë për një ndryshim të menjëhershëm, por për trans- që ke formimin e vazhdueshëm me Hirin e Shpirtit të Shenjtë. “Zoti është Rodos Fryma… ne të gjithë, duke pasqyruar lavdinë e Zotit, transformohe- Ecu mi në po atë pamje, nga lavdia në lavdi si prej Frymës së Zotit” bëhet r (2Kor. 3:18). Bëhet fjalë për një evolucion transformues, nga katar- dha, pc sisi në katarsis, nga pendimi në pendim, nga virtyti në virtyt, për një tikë ker lëvizje ripërtëritjeje të vazhdueshme në Hirin e Shpirtit të Shenjtë. ^erëndi: Sikundër Shën Grigori i Nisës qartëson: “I krishteri le të jetojë duke ake të ^ u ndryshuar drejt më së mirës dhe duke u transformuar nga lavdia në dëshirim lavdi me rritjen e përditshme, le të bëhet dita-ditës më i mirë dhe le ^shurisë të përsoset vazhdimisht, por pa arritur asnjëherë në fundin e përsos- jerëve, n mërisë. Sepse përsosmëria e vërtetë është që njeriu të mos reshtë^e dëshi
1
I t
r r t t< ti n n π kurrë së lartuari drejt më së mirës dhe as ta kufizojë të mirën me çfarëdolloj kufiri". Hiri i Perëndisë transformon "qenien" apostolike. "Jo unë, po Hiri i Perëndisë, që është në mua", shpjegon Apostull Pavli (IKor. 15:10). Dhe ky hir bëhet në vazhdim burim i pareshtur veprimi (Vep. 14:26, 15:40). Nxënësit nuk ngelen vetëm në një shijim personal të tij. "Hiri i Tij tek unë nuk shkoi kot". U bë shërbim, përpjekje krijuese për paj- tim, fashitje të plagëve shoqërore, për përhapjen e Ungjillit, që të transformohen të gjitha. Por edhe përsëri thotë: "Jo unë, por Hiri i Perëndisë që është në mua" (IKor. 18:11). 2. Përpjekja për transformimin e brendshëm sipas shembullit të Krishtit, kryhet në Kishë. Besimtari përpiqet dhe shenjtërohet si anë- tar i Trupit të Krishtit dhe në vazhdim, ripërtëritja personale dhe metamorfoza ka një reflektim në mbarë komunitetin. "Jisu Krishti, që është i njëjti, dje, sot dhe përgjithmonë (Hebr, 13:8), është koka e Kishës, që është Trupi i tij, i fuqizuar prej Shpirtit të Shenjtë dhe në këtë kuptim Kisha nuk mund të mëkatojë. Pra ne nuk lutemi për ‘Transformimin e Kishës’. Megjithatë, kur përdorim termin ‘kisha’, në mënyrë specifike për komunitetet e besimtarëve në histori, ne e njohim fare qartë se besimtarët nuk arrijnë të kuptojnë qenien e vërtetë të Kishës. Jemi ne si mëkatarë, personalisht dhe në komunitet, që kërkojmë transformimin" (Raporti i Konsultave Orthodhokse, Rodos, 2005). Ecuria transformuese e komuniteteve tona nuk është e mundur të bëhet në bazë të kritereve që propozon herë pas here moda dhe rrje- dha, por kjo duhet të bëhet me udhëzues Ungjillin e Hirit. Në prak- tikë kemi konstatuar vazhdimisht zëvendësimin e shumë porosive të Perëndisë me mentalitetin e botës, kemi parë një përmbysje demoni- ake të parimeve ungjillore: Në vend të përparësisë së shërbesës, dëshirim të zjarrtë për avantazhet e pushtetit; në vend të fuqisë së dashurisë, dashuri për pushtetin e botës; në vend të respektimit të të tjerëve, mbizotëron synimi për të nështruar të tjerët ndaj synimeve dhe dëshirave tona. Kisha është e detyruar të qëndrojë në çdo kohë dhe në çdo vend në atë që është esenca e saj: Trupi i Krishtit, "plotësia e Atij që i mbush çdo gjë në të gjitha" (Efes. 1:23), fjalë, dritë, dëshmi e Atij që i përqafon të gjitha me dashurinë e Tij dhe i transformon ato. Të gjitha të tjerat, vepra kulturore dhe shoqërore, janë kalimtare, shprehje historike dhe mishërim i dashurisë në kushte të caktuara. Është e qartë se nuk mund të kthehemi në një shoqëri të mby- llur "të të shpëtuarve", të veçuar prej atyre që ndodhin në planet. Përgjegjësia jonë shtrihet në univers, në rrugëtimin e mbarë botës. Meqenëse Asambleja jonë zhvillohet në Amerikën Latine, me- ndoj se çështja e varferisë ka përparësi kryesore për'të gjithë ne që adhurojmë dhe ndjekim Atë që u lind dhe vdiq duke theksuar di- njitetin e të varferve dhe vlerën e pamohueshme të tyre karshi Perëndisë, Atij që erdhi për të ungjillëzuar të vobektët (Luk. 4:18). Në personin e çdo të urituri, të huaji dhe të përndjekuri, duhet të shikojmë personin e Jisuit. Mjerë ne, nëse në shekullin e njëzetë e njëtë ua lëmë të tjerëve iniciativën, sikundër ndodhi në shekujt e mëparshëm, për të vendosur drejtësinë sociale, ndërkohë që ne kufi- zohemi në ceremonitë tona të pasura, në aleancën e herëpashershme me të fuqishmit. Mjerë ne, nëse lejojmë që sot të drejtojnë përpjek- jen për kapërcimin e varfërisë në planetin tonë fuqi të tjera, me ide dhe synime të tjera fetare. Meqë në epokën tonë po krijohet një shoqëri globaliste e ndër- varur, problemi kryesor i yni është ndërgjegjësimi për detyrimin e të krishterëve ndaj atyre që janë të privuar prej të mirave bazë (nevo- jave të domosdoshme) dhe ndihma reciproke, në qytetet tona, në shtetet tona, nga vendi në vend, nga Kisha në Kishë. Nuk mund të jemi më me mendimin se nuk e dimë që ka lidhje me ne fakti që milio- na fëmijë jetojnë në kushte mjerane, dhe një miliard njerëz ushqehen keq, kurse tre miliardë të tjerë jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Në sfidën e globalizimit ekonomik, që interesohet vetëm për zgje- rimin e tregjeve, duke sheshuar veçantitë e qytetërimeve dhe të po- pujve, ne të krishterët ftohemi të përgjigjemi me. iniciativa të ndri- çuara për një shoqëri të mirëkuptimit, të pajtimit, të fashitjes së plagëve dhe të vëllazërimit, që mbështetet në respektimin e çdo person! dhe të çdo populli, duke motivuar ndihmën dhe mirëkuptimin e ndërsjellë në mbarë planetin.-Ftohemi për të ecur përpara në ndërhyr- je të guximshme dhe në përpjekje të drejta shoqërore, duke e nisur nga mjedisi ynë i aferm, familja, enoria, qyteti, episkopata dhe vendi ynë. Thirremi të veprojmë konkretisht dhe në mënyrë të drejtpër- drejtë me detyrimin që kemi, duke pasur si horizont mbarë botën. Në planetin tonë vazhdon të plagoset paqja në mënyra të ndryshme. Paqja që predikon Dhiata e Re është shumëdimensionale: personale, shoqërore e në të njëjtën kohë shenjtëruese, gjithëpër- fshirëse, eskatologjike. Me hirin e Perëndisë, duhet të përpiqemi për transformimin e konflikteve të dukshme apo të padukshme në ambientin tonë, të drejtpërdrejtë ose më gjerë, për mbizotërimin e paqes. "Asgjë nuk është më karakteristike për të krishterin, sesa të përpiqet për paqen, për shkak të kësaj Zoti na premtoi këtë shpërblim të lartë, - thotë Vasili i Madh, - pra që të quhemi bij të Perëndisë". Por sigurisht që paqja nuk mund të kultivohet vetë. Ajo lidhet me vlera të tjera të rëndësishme të jetës. E para së gjithash lidhet me drejtësinë. Një botë e padrejtë dhe që nuk respekton ligjin nuk mund të presë paqe. Dëshira e vërtetë për paqe, në nivel global, lokal ose personal, shfaqet me përpjekjen për drejtësi. Por sot paqja dhe drejtësia kanë edhe një emër tjetër të përafërt: progresin. Kështu, të gjithë sa kemi dëshirë të zjarrtë dhe lutemi për transformimin e botës sonë, kemi detyrimin për të kontribuar në zhvillimin e vendeve të prapambetura. Madje edhe në ato zona që duken të sigurta dhe që janë në paqe, herë pas here vihen re shpërthime të dhunës. Si rregull, më të prirur ndaj dhunës janë ata që kanë pushtetin. Sepse kanë mundësinë për të imponuar planet e tyre personale me mekanizma të shumëllojtë, me metoda autarkike, me dhunimin e informacionit, me lavazhin e mendjeve njerëzore dhe elektronike, me kërcënime apo me blerjen e ndërgjegjeve. P ** dhuna nuk ndodhet vetëm aty ku janë fuqitë e mëdha, as at' : mjetet e informimit publik na detyrojnë të hedhim vështrimin tone. Ajo lokalizohet edhe në vende më të vogla, fshatra, komunitete, madje edhe fetare, kudo ku jetojnë njerëz. Agresiviteti fshihet në çdo zemër njerëzore. Duke u lutur për transformimin e botës sonë, le të marrim një vendim të palëkundur, për t’u përpjekur me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë për mposhtjen e dhunës aty ku ne ndodhemi: në jetën familjare, shoqërore, politike dhe ndërkombëtare. ç) Shqetësime të mëdha për të ardhmen e planetit tonë krijojnë katastrofat ekologjike që ka shkaktuar shfrytëzimi pa kriter i pasurive natyrore. "Në çdo kohë, ne shfaqim jetën fetare për çdo gjë që ka li- dhje me ne, ne kemi vështrimin tonë në thirrjen profetike të Kishës për t’iu lutur Zotit dhe për të thirrur në ndihmë Shpirtin Hyjnor për ripërtëritjen e gjithë botës sonë, që është ndotur. Me të vërtetë, i gjithë kozmosi është hapësira ku kryhet ky transformim" (Patriku Ekumenik, Vartholomeu). E gjithë përpjekja jonë në këtë fushë do të jetë e frytshme kur të bëhet në Shpirtin e Shenjtë, "nga ku buron hiri dhe jeta për mbarë kri- jesën" siç psalim në Kishën Orthodhokse. Sepse "Shpirti i Shenjtë, u jep jetë burimeve të hirit, që vaditin tërë krijesën për rilindje jete". Detyrimi dhe morali personal i çdo besimtari në lidhje me natyrën përcaktohet në mënyrë të mrekullueshme nga Shën Grigor Pallamai me frazën: Njeriu që ndriçohet nga drita e përjetshme e pakrijuar, "përqafon përbrenda tij mbarë krijesën". III Të frymëzuar prej Ungjillit të Hirit 1. Mënyra me të cilën Krishti erdhi në botë ishte në "Hir dhe në të vërtetë" (Jn. 1:17) dhe nuk pushon së na habituri. E gjithë jeta dhe predikimi i Shpëtimtarit, zbuluan fuqinë mistike të përulësisë. Zoti ynë "e zbrazi veten e tij duke marrë formë skllavi e duke u bërë i J pe po të rre nd bë tëi të m< m. nr ngjashëm me njerëzit, dhe duke u gjetur në formë njeriu, e përuli veten duke u bindur deri në vdekje dhe vdekje kryqi" (Filip. 2:6-8). Natyrisht, ritmet e shoqërisë së sotme janë krejtësisht të kundërta me frymën e përulësisë. Vëmendja e shumicës tërhiqet rregullisht nga ajo që bën përshtypje, që ka lidhje me shkëlqimin, me paranë, me iluzionin. Por edhe në ambientet kishtare, edhe pse flitet shumë për përulësinë dhe gjërat në lidhje me këtë dukuri, mënyra e të mendua- rit dhe e të sjellurit shpesh nxjerr në pah kryelartësi dhe mburrje. Megjithatë, përulësia sipas Krishtit përcakton të fshehtën e rrezati- mit shpirtëror dhe të fuqisë transformuese të Kishës sonë. Me përulësinë e sinqertë të të përkushtuarve në Perëndinë jepet në shekuj dëshmia autentike: "E madhe është fuqia e Zotit dhe lavdërohet prej të përulurve" (Urtësia e Sirakut). Në Shkrimin e Shenjtë thuhet me ngulm: "Zoti i përbuz kryelartët, kurse të përulurve u jep hir" (Fjalët e Urta 3:34. Jak. 4:6, IPetr. 5:5). Kur ne lutemi: "O Perëndi, me anë të Hirit Tënd transformoje botën", le të mos harrojmë për asnjë çast, se magneti për të tërhequr Hirin e Perëndisë mbetet gjithnjë përulësia. Ajo, si stad jete, e fertilizon (bën më pjellor) mendimin dhe krijimtarinë tonë. 2. Por fuqinë e jashtëzakonshme që mund të transformojë të gjitha, na e dha ofrimi vetësakrifikues i dashurisë. Me hyrjen e Fjalës së Perëndisë në ecurinë e historisë njerëzore, dashuria e Perëndisë u zbulua në mënyrën më tronditëse: u trupëzua. *Kjo e vërtetë ngelet rrënja e zbulesës së krishterë, që ushqen çdo lloj vlere dhe synimi të krishterë. "Perëndia është dashuri. Me këtë u shfaq dashuria, jo se ne e deshëm Perëndinë, po se ai na deshi ne dhe na dërgoi Birin e tij të vetëmlindur, që të jetojmë nëpëmjet tij" (1 Jn. 4:9). Misioni bazë i Kishës është të zbulojë dhe ta bëjë prezente dashu- rinë hyjnore në çdo periudhë kohore dhe në çdo vend ku ndodhet dhe vepron. Në këtë mënyrë ajo kontribuon në mënyrë thelbësore në transformimin e mbarë botës. Në të kundërt bëhet "si bakër që kum- bon apo si cimbal që çirret. Edhe sikur të ketë dhunti për të profe- tizuar, të dijë gjithë fshehtësitë dhe çdo dituri, dhe po të ketë gjithë besimin sa të lëvizë nga vendi male e dashuri të mos ketë, s’është asgjë" edhe sikur të njohë mbarë misteret, edhe sikur të bëjë veprime të rëndësishme dhe mbresëlënëse (IKor. 13:1-3). Çdo qelizë e Trupit të dukshëm të Krishtit, çdo besimtar i krishterë, është thirrur të mishërojë me qenien e tij dhe me veprën e tij dashurinë e Perëndisë, në çfarëdo lloj kushtesh që të ndodhet. Duke e mohuar veten e tij dhe duke pranuar kryqin e tij (shih Matth. 16:24), në jetën e përditshme, duke u qëndruar pranë në hidhërim, vetmi dhe në nevoja njerëzve përreth Tij. Ai që rri "në Perëndinë", përpiqet të dojë sikundër Ai, me një dashuri që merr iniciativa të gu- ximshme, që nuk njeh kufi, që i përqafon të gjitha. Siguria se "Perë- ndia është dashuri", na ngushëllon dhe na çliron nga frika shumëfor- mëshe, frika e tjetrit, e të ndryshmit nga ne, nga frika e zhvillimeve të qytetërimit, që shpesh shfaqen kërcënuese para nesh. Por edhe nga frika që vjen prej humnerës së shpirtit tonë dhe prej dështimeve: "Nuk ka frikë në dashuri, dashuria e vërtetë e nxjerr jashtë frikën" (1 Jn. 4:18). Shumë nga ata që mohojnë apo që nuk duan të pranojnë emrin "Perëndi", pranojnë në mënyrë indirekte një emër tjetër të Tij: Dashuri. Faktin që dashuria ngelet vlera më e lartë e jetës, fuqia mistike e botës, çdo herë e më shumë bëhet i pranueshëm, madje edhe për njerëzit me bindje të tjera fetare, brenda përvojave të shumëlloj- ta dhe mënyrave të ndryshme të të menduarit. Bëhet rrugë mistike, që i shpie njerëzit - ndoshta pa e kuptuar as ata vetë - pranë Perëndisë së dashurisë. Kjo përbën të fshehtën e transformimit të botës. 3. Në fund, si lutja ashtu edhe pjesëmarrja jonë në zhvillimin mis- tik të botës duhet të bëhen në atmosferë lavdërimi dhe gëzimi. Gëzi- mi është përmbi të gjitha frut i Shpirtit të Shenjtë (Gal. 5:12). Janë karakteristika të njerëzve të Mbretërisë së Perëndisë (Rom. 4:17, 1 Thesal. 1:6). Rrezatimi i gëzimit autentik, që mposht me qetësi mëkatin, dhim- bjen, përbuzjen, ka qenë qysh në fillim karakteristika bazë e të krishterëve. Me gëzimin e dashurisë së painteres, gëzimin e pranisë së vazhdueshme në Shpirtin e Shenjtë të Krishtit të Ngjallur, Kisha ecën në mënyrë triumfale në botë. Dhe humb botën, kur humb gëzi- min e saj. Krishti na dhuroi "gëzimin e plotë" (Jn. 16:24), që askush nuk mund të na e heqë. Përjetimi i tij përcakton çdo ditë jetën tonë. "Gëzohuni sa herë në Zotin", na nxit Apostull Pavli, "përsëri u them gëzohuni" (Filip. 4:4). Dhe Apostull Petroja na thotë me forcë: "duke besuar, ngazëllohuni me gëzim të parrëfyer e të lavdishëm" (1 Petr. 1:8). Meditimi ynë theologjik dhe lutja jonë për transformimin, zhvillo- hen në mënyrë esenciale brenda një atmosfere dhoksologjie. Kisha, me themelimin e Mbledhjes Eukaristike, zgjodhi prej çastit të parë qëndrimin dhoksologjik për t’u lutur për Hirin e Perëndisë dhe për të lajmëruar "ungjillin e hirit" (Vep. 20:24), "ungjillin e lavdisë" (2 Kor. 4:4) së Krishtit. Me anë të lavdërimit, në një sintezë harmonike me bukurinë e jetës adhuruese, shpreh në mënyrë dinamike pranimin e Hirit Hyjnor dhe afrimitetin me lavdinë e Perëndisë. Ky lavdërim i Kishës është paralajmërim dhe një jehonë paraprake e orës së fundit, gjatë së cilës e tërë gjithësia ka për t’u transformuar brenda zbulesës absolute të lavdisë së Perëndisë. Çdo përpjekje kri- juese dhe pjesëmarrje në këtë, çdo lloj shërbese në Kishë, çdo lloj shprehje e dashurisë, është një rreze e hirit dhe lavdisë së Perëndisë që dashuron: pra, pjesëmarrje në ripërtëritjen e krijesës. Duke përfunduar, dua të theksoj se fjala “χάρις”, në greqisht, midis të tjerave ka dhe kuptimin e shkëlqimit të bukurisë dhe të mirë- sisë. Shpesh më vjen në mendje mendimi i një studiuesi të fushës elektronike, i cili shkruante se sikundër ligjet e fizikës mbështetin tezën se forca e rëndesës, pesha dhe masa nuk ishin të ndara në mi- nutat e para të gjithësisë, në të njëjtën mënyrë mendoj se Perëndia nuk e krijoi botën duke i veçuar njërën nga tjetra të vërtetën, bukur- inë dhe mirësinë. Edhe unë besoj se në të ardhmen, "kjo trini klasike e së bukurës, e së vërtetës dhe e së mirës, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në his- torinë e mendimit të krishterë"; të trija këto do të kontribuojnë së bashku në transformimin e botës. Duke e pasur vështrimin tonë në Krishtin, në Zotin tonë, që është e vërteta absolute, bukuria e pafund dhe dashuria e trupëzuar e Perëndisë, le të përpiqemi, sa mundemi, të kontribuojmë edhe ne, me hirih e Shpirtit të Shenjtë, në transformimin e botës. O Perëndi i përjetshëm dhe i pafund! Duke kontempluar me habi pafundësinë e makrokozmosit që na rrethon dhe pafundësinë e mikrokozmosit ku ne jetojmë, të përgjërohemi me përulësi. Nëpër- mjet Hirit Tënd, që u mishërua në personin e Birit Tënd dhe që pa pushim vepron me anë të Shpirtit Tënd, transformoje ekzistencën tonë, transformoje botën tonë në një botë, e cila do të ndriçohet prej së vërtetës, prej bukurisë dhe prej Dashurisë Sate. Porto Alegre, 13 shkurt 2006