EmailFacebookKontakt

Zonë e dalluar për klerikë e mësues

Zona e Libofshës brez
pas brezi ka nxjerrë kle-
rikë e mësues të kuali-
fikuar dhe luftëtarë të li-
risë. Nga shek. XVI deri në
shek. e XIX kanë dalë pri-
ftërinj e mësues të dë-
gjuar, ndër të parët papa
Kola, papa Avakumi, papa
Isaku, papa Pjetri, papa
Anastasi, i cili ka qenë dhe
zv. Mitropolit në Berat
(1779-1830) e më vonë u bë
dhespot. I dëgjuar për ve-
primtarinë e tij ishte Dhe-
spoti Joasaf Gjeçi, nga Kol-
kondasi, për Beratin e
mbarë Myzeqenë. Ai ka
pritur Shën Kozmanë në
Berat dhe ka marrë pjesë
në organizimin e ceremo-
nisë së varrimit, bashkë
me papa Markon. Ata i bë-
në shërbesat dhe e varro-
sën pranë kishës së Shën
Marisë në Kolkondas.
Dhespot Joasafl u intere-
sua dhe për ngritjen e Ma-
nastirit të Shën Kozmait.
Pas këtyre vijnë papa
Jani, papa Avrami, papa
Prendi, papa Pjetri etj. Kë-
të brez e pasojnë priftë-
rinjtë patriotë dhe mësues
të shkollave greke e më vo-
në shqipe, Ikonom At Koz-
ma Dhima dhe At Spiro
Saqellari, predikues dhe
mësues, përkatësisht, i
pari në Manastirin e Arde-
nicës dhe i dyti, në Mana­
stirin e Kolkondasit. Të dy
kolegët dallohen edhe për
patriotizmin, si luftëtarë
të lirisë, të pasuar nga pre­
dikues luftëtarë të zonave
të tjera, si At Isaia, Ikonom
At Leshi, etj. Ikonom At
Kozmain e At Spiron në vi-
tin 19141 shohim si mësu-
es të shkollave shqipe.
Traditat vazhdojnë me
pasardhësit Ikonom Leshi,
Ikonom Doko, Ikonom Cu-
ni, si predikues të zotë, por
edhe si patriotë të nde-
ruar, të gatshëm të mbro-
jnë interesat e besimta-
rëve të Krishterë. Shem-
bullin e tyre e ndjekin
Ikonom At Aleks Kuqi dhe
Ikonom At Aleks Suku.
Në brezin që provoi edhe
fyerjen më të madhe nga
diktatura, ishin Ikonom At
Andon Laska, Ikonom At
Jorgji Siu, Ikonom At Jo-
rgji Tashi, At Dhimitër
Prifti etj. Shërbesat e tyre
ishin me kompetencë të
plotë, por edhe predikues
shumë të nderuar e të re-
spektuar. Por, detyra u
vështirësohej nga kushtet
e krijuara, derisa diktatu­
ra i mbylli të gjitha institu-
cionet fetare.
Pas fitores së demo-
kracisë, dora e shenjtë e
Kryepiskopit tonë të nde­
ruar, Prof. Dr. Anastasit, i
rihapi institucionet, i ri-
ndërtoi ato nga themelet
dhe emëroi klerikët e rinj,
si At Kostandin Doko, At
Rafail Rredhi, At Aristir
Ziu, At Ilia Zaka, dhia-
konët Dhimitër Rredhi,
Arqile Doko. Gjithashtu,
ka edhe disa studentë në
Seminarin tonë Teologjik.
Rrapi Bardhi, Fier