Nderim për një besimtare
Zoica – nënë e vërtetë për jetimët e të vobektët
Pak kohë më parë u nda prej
nesh motra jonë më Krishtin, Zoica
Koja. Besimi, dashuria dhe shpresa
e madhe tek Perëndia ishin virtytet
që lulëzuan në shpirtin e Zoicës që
në femijëri, nën kujdesin e pri-
ndërve të saj shpresëtarë.
Në kohën e regjimit ateist,
Zoica nuk hoqi dorë nga vizitat në
fshehtësi në kisha dhe në
manastire dhe me lutje të zjarrta
ajo ruajti thellë në zemër thesarin
ebesimit.
Fjalën e Ungjillit e transmetonte
tek të afermit, në shoqëri e kudo
që ndodhej, me vepra e me bami-
rësi. Një aktivitet i heshtur i saj
ishin vizitat në familjet në gjendje
të mirë ekonomike, prej nga
mblidhte ndihma në të holla për të
ndihmuar të vobektët e sidomos
familje të krishtera që mbetën në
gjendje tepër të mjeruar pas
përndjekjes që pësuan nga regjimi
ateist.
Përvoja e saj si mësuese dhe si
drejtoreshë kopshti dhe ekspe-
rienca shembullore që fitoi nga
puna me femijët, i dhanë mundësi
që të kontribuojë për pak kohë në
kopshtin e parë të Kishës.
Më vonë, Zoica u bë pjesëtare
e Grupit të Grave “Shërbimi i Da-
shurisë” dhe punoi pa u lodhur me
thjeshtësi e sakrificë për rreth 10
vjet, deri në fund të jetës.
Fshati i Shën Joan Vladimirit
dhe pleqtë e azilit, Tiranë nuk mund
ta harrojnë këtë motër të dashur,
që për 5-6 vjet përçoi tek ata
Fjalën dhe dashurinë e Krishtit.
Ndonëse pa familje, ajo u bë një
nënë e vërtetë për njerëzit në ne-
vojë, jetimët e të sëmurët, të cilët i
vizitonte vazhdimisht dhe shpër-
ndante tek ata ndihma e dhurata
në emër të Kishës.
Kujtimet, mbresatdhetërëjeta
e motër Zoicës kushtuar Perë-
ndisë, do të mbeten në zemrat tona
një shembull i gjallë vetmohimi që
kërkon imitim.
Gratë e Grupit “Shërbimi i
Dashurisë”, Tiranë