EmailFacebookKontakt

Zinon Korieri

Zinon Korieri (10 shkurt)

Me origjinë nga Kapadokia ose, në përputhje me një informacion tjetër, nga aristokratë prej Pondit (në Veri të Azisë së Vogël), me pasuri të madhe. Mësoi afër Shën Vasilit (1 janar). Shërbeu në trupën e kasnecëve të perandor Ualit (364-378), pas vdekjes së të cilit e la gradën e tij dhe u ushtrua në mënyrë të pangjashme brenda një varri të largët. “Qelia” e tij s’kishte asnjë mobilje apo enë. Flinte në bar e mbi gurë, hante pak bukë, që ia sillnin çdo dy ditë e furnizohej me ujë nga larg, për hir të të ushtruarit të ashpër. Përpjekja e ngriti në gjendjen e pëmlësisë e të lutjes, ashtu siç na e sjell biografi, bashkëkohës i tij Theodhoriti i Kirit. Gjithashtu, gjatë invazionit të isaurëve, nëpërmjet lutjes verboi barbarët gjakatarë e ata nuk gjenin hyrjen e vendbanimit të tij. Ndërkohë, ai shihte tre të rinj që i dëbonin. Fjeti në paqe pas pak kohe. Oshënarin e nderojnë si mbrojtësin e Postës.