Zhvilloi punimet Konferenca Ndërfetare e Evropës Juglindore
“Përparimi i paqes dhe stabilitetit nëpërmjet bashkëpunimit rajonal”
Nga data 16-19 nëntor, në hotel “Sheraton”, në Tiranë, zhvilloi punimet Konferenca Ndërfetare e Evropës Juglindore me temë: “Për- parimi i paqes dhe stabilitetit nëpër- mjet bashkëpunimit rajonal”. Temat qendrore të diskutimit, për të cilat referuan folësit në sesionet përka- tëse ishin: “Shteti dhe feja”, “Feja dhe zbutja e konflikteve”, “Feja dhe arsimi” dhe “Roll i grave në shoqë- rinë civile”.
Në sesionin e hapjes merrnin pjesë Ministri i Arsimit Gene Polio, anëtarë të parlamentit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues fe- tarë nga katër besimet kryesore etj.
(vijon nëfaqen 7)
“Përparimi i paqes dhe stabilitetit nëpërmjet bashkëpunimit rajonal”
(vijon ngafaqjal)
Konferencën e hapi Atë Leonid Kishkovski, prift i Kishës Ortho- dhokse në Amerikë, zëvendës- moderator i “Konferencës Botë- rore të Feve për Paqe” (WCRP), i cili solli një urim nga princi Hasan i Jordanisë, moderator i WCRP dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i WCRP, dr. Uilliam Venly.
Në fjalën e tij të hapjes Atë Le- onidi shprehu besimin se kjo kon- ferencë do të kontribuojë për ndër- gjegjësim më të madh lidhur me tolerancën fetare dhe do të anga- zhojë udhëheqësit fetarë në mbroj- tjen e paqes dhe sigurisë në rajon.
Në këtë sesion Hirësia Tij Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysli- man të Shqipërisë, ndër të tjera tha: “Ne duhet të jemi paqësorë dhe të kemi një tolerancë të tillë, që të kemi respekt për idetë e ndryshme…”
Në fjalën përshëndetëse të tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, thek- soi: “Një punë e efektshme për mbarëvajtjen e paqes në rajonin tonë ka nevojë për një vizion të qa- rtë, motivim të përhershëm shpir- tëror, kuptim të qartë të burimeve të mospajtimeve të ndryshme, një impenj impersonal të sinqertë, kre- ativitet, si edhe një përpjekje të ma- dhe dhe të durueshme… Ne e kup- tojmë përditë e më shumë se ekzi- ston edhe një tjetër emër për paqen, që është zhvillimi; një respekt për dinjitetin e çdo njeriu dhe çdo indi- vidi dhe një kontribut për progresin e gjithsecilit… Në mes të turbulli- meve dhe ankthit të kohëve tona, kjo konferencë duhet të shpallë besimin tonë të fortë, se të gjitha ko- mbet dhe të gjitha qeniet njerëzore kanë të drejtën për të pasur liri, drejtësi dhe dinjitet. Unë do të shto- ja: dhe Dashuri… Ne, udhëheqësit dhe anëtarët e komuniteteve fetare, duhet të thellohemi në burimet e besimit tonë dhe të marrim frymë- zim e fuqi për betejën e paqes. Gjatë momenteve kritike, ne duhet të ngremë një zë të përkorë dhe profetik, duke i ofruar dashuri vikti- mave të dhunës dhe të shmangim viktimizimin e vetes për shkak të shfrytëzimit politik, financiar ose të entiteteve të tjera…”
Shenjtëria e Tij Mons. Rrok Mir- dita, Arqipeshkvi Metropolit i Ti- ranës dhe Durrësit, në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha: “.. .Komunitetet fetare mbartin misionin e lartë dhe fisnik të mosbërjes së gjërave për hir të modës që kër- kojnë rrethanat historike, por për hir të bindjes së tyre të brendshme
që u vjen nga besimi në Zotin dhe në vlerat e pakalueshme që na sjell ky besim…”
Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjyshi Botëror Bektashian, në përfundim të fjalës përshëndetëse nënvizoi: “Persona- lisht mendoj si duhet të luftojmë për një moral të kthjellët fetar. Të nderu- ar liderë fetarë. Roli ynë është të jemi mes besimtarëve, të shoqëroj- më paqen e tyre. Të tjerat janë në duart e Zotit”.
Ndërsa Delina Fico, drejtore e projektit të USAID-it “Ruajtja dhe zhvillimi i harmonisë fetare në Shqipëri”, në fjalën e saj tha ndër të tjera: “…Një faktor kyç këtu (për tolerancën fetare) është roli që liderët e komuniteteve fetare në Shqipëri kanë luajtur dhe luajnë në
promovimin dhe fuqizimin e har- monisë ndërfetare, si dhe në ofrimin e një vizioni të besimit dhe të prak- tikave fetare, vizion i cili respekton format e tjera të besimit fetar. Këta liderë kanë udhëhequr me shembu- llin e tyre personal dhe kanë drej- tuar me vendosmëri përpjekjet për të forcuar karakterin tolerant dhe
të hapur të mendimit dhe të prak- tikës fetare në Shqipëri”.
Më tej, konferenca i vazhdoi punimet në sesione, ku morën pjesë rreth 60 udhëheqës fetarë, përfa- qësues nga Bosnje-Hercegovina, Kosova, Serbia e Mali i Zi, Ish-Rep. Jug. e Maqedonisë dhe Shqipëria.
Në sesionin me temë “Feja dhe zbutja e konflikteve” një nga tre refemesit kryesorë ishte Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, me te-
mën “Për një bashkëjetesë paqë- sore në Ballkan”.
“Kontributi thelbësor në bashk- ekzistencën paqësore në Ballkan, – siç tha Kryepiskopi Anastas, – kër- kon përpjekje sistematike dhe du- rim në katër fusha kryesore:
1-Mbështetja e bashkëjetesës
harmonike midis komuniteteve të ndryshme fetare.
2-Iniciativa për kapërcimin e çdo lloj dhune.
Rivlerësimi i konceptit dhe i rëndësisë së kombësisë.
Përpjekje për një trajtim të vërtetë.
Më tej, Kryepiskopi Anastas traj-
toi gjerësisht këto katër pika, ku ndër të tjera tha:
Duke e shtrirë veprën e Krishtit brenda kohës, Kisha ka misionin dhe përgjegjësinë për të qenë paqe- bërëse dhe faktor pajtimi në sho- qëri, në çdo kohë dhe vend që gje- ndet nga ana historike. Është de- tyrim i saj, që në mënyrë metodike, të lirë, pa frikë dhe në paqe të pre- dikojmë të vërtetën e Ungjillit të pajtimit, duke u dhënë zë atyre që e humbën për shkak të frikës apo mungesës së guximit… Të gjithë ata që e kanë pranuar logjikën e ‘Kryqit dhe të Ngjalljes’ janë të detyruar të bëhen “ambasadorë të Krishtit’, duke theksuar për të gjitha drej timet: ‘Jo urrejtjes, jo keq- informimit, jo këmbënguljes në armiqësitë e vjetra…
Veprimtaria u organizua nga Konferenca Botërore e Feve për Paqe (WCRP) në bashkëpunim me USAID dhe World Learning. Fo- ndet u dhanë nga USAID, Amba- sada Gjermane, Ambasada Britani- ke, Ambasada Greke dhe Misioni i OSBE-së në Tiranë.
Julia Pjetri