EmailFacebookKontakt

Zhvillohet “Java e turizmit fetar”

Në datën 22 shkurt 2023, në Kolegjin Universitar “Logos” u çelën veprimtaritë e “Javës së turizmit fetar I”, që organizohet nga “Forumi i Turizmit Fetar”, pjesë e programit “Master Shkencor në Turizmin Fetar”, të Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës.

Veprimtaria synonte rritjen e ndërgjegjësimit për Turizmin Religjioz në Shqipëri, duke shpjeguar fillimisht se çfarë nënkuptojmë me këtë të fundit, e më tej në diskutimet me ata që merren me biznes, për të treguar se si turizmi në përgjithësi mund të mbetet një ndërmarrje e qëndrueshme.

Dita e parë e programit ishte kryesisht teorike. Prezantuesit paraqitën të dhëna për turizmin religjioz, disa raste studimore, si dhe ruajtjen e vlerave kulturore dhe bashkëpunimin në këtë aspekt.

Ditën e dytë u trajtuan mënyrat se si turizmi religjioz mund të nxisë bashkëjetesën harmonike fetare në fetare në vendin tonë. Kjo ditë iu kushtua javës botërore të harmonisë ndërfetare, ku komunitetet fetare në mbarë botën marrin pjesë në një sërë veprimtarish, për të treguar përkushtimin e tyre ndaj harmonisë fetare dhe dënimin e dhunës fetare.

Veprimtaria u mbyll më 25 shkurt.

N. M.