Zhviilim i mëtejshëm
dhe standarde bashkëkohore
– Nisi viti i ri mësimor në institucionet e larta arsimore
të Kishës sonë –
Institucionet e larta arsimore të
Kishës sonë nisën më 1 tetor vitin e
ri mësimor.
Kryepiskopi Anastas, si theme-
luesi dhe mbështetësi kryesor
financiar i këtyre institucioneve,
është kujdesur vazhdimisht për
zhvillimin e mëtejshëm të progra-
meve mësimore, me vizionin e
rritjes së standardeve akademike,
si dhe plotësimin e të gjitha kush-
teve, për mjedise dhe staf të kuali-
fikuarpedagogjik.
Në Akademinë Teologjike stu-
dentët e ardhur nga qytete të ndry-
shme të vendit u ulën në bankat e
“shkollës më të bukur të jetës”, siç
e quajti një prej tyre. Në progra
min e Akademisë përfshihen edhe
përjetimi liturgjik, duke marrë pjesë
në shërbesat ditore të Mëngje-
sores, Mbrëmësores, të Pasdarkës,
si dhe në diskutimet shpirtërore të
përjavshme e seminaret etj.
Gjithashtu, studentët do të ma-
rrin pjesë gjatë vitit shkollor, të pak-
tën një herë në javë, në programe
të gjera edukimi, duke përfshirë
dhënien e mësimeve të katekizmit
në zonat përreth, vizita në dy insti-
tucione për fëmijë me aftësi të kufi-
zuara, në jetimore, në shkollën e
fëmijëve me probleme fizike, si dhe
në një azil pleqsh, në spital etj., në
qytetetDurrës, Kavajë, Tiranë. Do
të pasurohet edhe biblioteka, që ka
rreth 20 mijë libra fetarë, shkenco-
rë, letrarë etj.
Deri në vitin 2006 kanë përfun-
duar studimet qindra studentë, 140
prej të cilëve janë bërë klerikë,
ndërsa të tjerët shërbejnë në sekto-
rë të ndryshëm të Kishës apo kon-
tribuojnë në veprimtaritë e organi-
zuara nga ajo. Në Akademi japin
mësim rreth 20 pedagogë, klerikë
e laikë, burra e gra, nga Shqipëria,
Greqia dhe Shtetet e Bashkuara.
Edhe në Institutin e Formimit
Profesional “Frymë Dashurie”, në
Tiranë, filloi viti i ri mësimor me 250
studentët e degëve: Kuadër mena-
xher, Specialist në llogaritë e kom-
pjuterizuara, Informatikë, Special
ist në laboratorët mjekësorë, Res-
taurim dhe konservim veprash arti,
si edhe Ikonografi Bizantine.
Sipas informacioneve nga ky
Institut, i cili funksionon që prej
shtatë vjetësh, këtë vit janë rinovu-
ar programet mësimore dhe mjedi-
set. Studimet në të zgjatin 2 vjet dhe
bëjnë të mundur përgatitjen dhe
afirmimin e një brezi të ri profesio-
nistësh me njohuri bashkëkohore.
Programi mësimor i Institutit ofron
përveç kualifikimitprofesional, edhe
përvetësimin e gjuhëve të huaja e
njohuri të programeve kompjuterike.
Pedagogët janë të zgjedhur,
mjaft prej tyre me tituj dhe grada
shkencore dhe me përvojë në më-
simdhënie dhe formim profesional.
Në degën tjetër të Institutit, që
ndodhet në qendrën moderne
“Emaus, në hyrje të Gjirokastrës,
nisën studimet 100 studentë të
viteve të para dhe të dyta, në degët:
Specialist në llogaritë e kompjute-
rizuara, Administrim ndërmarrjesh,
Specialist i enteve turistike dhe
Informatikë e zbatuar.
LK.