Zgjidhet Patriarku i ri Orthodhoks i Jerusalemit
Pas fjetjes së Patrikut
Diodori I, Patriarkana Ortho-
dhokse e Jerusalemit ka zgje-
dhur Primatin e saj të ri. Ai
është episkopi Irineos, i cili
tashmë do të jetë Patriark i
Jerusalemit, Palestinës, Siri-
së, bregut te lumit Jordan,
Canës së Galilesë dhe Sionit
të Shenjtë.
: Për 4 muaj zgjedhja e tij u
frenua nga kundërshtimet e
qeverisë Izraelite, ndërkohë
që Autoriteti Palestinez dhe
Jordania kishin dhënë aprovi-
min e tyre. Për vetë problemet
e mprehta të rajonit, zgjedhja
e Patrikut të ri paraprihet
nga kërkimi i kësaj mbështe-
tjeje të trefishtë, që shpesh
është e vështirë për t’u arri-
tur. Ndaj zgjedhja e tij erdhi
më 13 gusht, 8 muaj pas fje
tjes së Patriarkut të vjetër.
Irineos, i lindur në ishullin
e Samosit, do të Fronëzohet
në shtator.
Origjina e Kishës së Kri-
shterë në Jerusalem vjen direkt
nga Apostujt. Vetë Patriarkana
ka njohur në vite shumë perse-
kutime e pushtime, por gjith-
monë kleri dhe besimtarët kanë
përballuar me vetmohim dhe
besim të thellë për ta ruajtur
atë. Ishte Sinodi i Kalqedo-
nisë, në vitin 451, që do të nji-
hte statusin dhe autoritetin e.
Patriarkanës së Jerusalemit.
Gjatë kësaj kohe Patriarkana
kishte 5 Mitropoli, 60 episko-
pata dhe qindra manastire.
Në vitin 637 Jerusalem! u
pushtua nga Arabët, që ia
kufizuan shumë veprimta-
rinë, ndërsa në vitin 1099
kryqtarët krijuan Patriarka-
tin e ritit latin dhe penguan
veprimtarinë e Patriarkanës
Orthodhokse. Më vonë er-
dhën sundimi i egër i mam-
lukëve dhe pastaj pushtimi
otoman etj. Problem i mpre-
htë për gjithë këto vite ka
qenë ai i pelegrinëve që shko-
nin në tokën e shenjtë, që u
rregullua në vitin 1856, me
një konferencë në Paris.
Korresp. i “Ngjalljes”