EmailFacebookKontakt

Zgjidhet një mitropolit i ri

Helsinki

Zgjidhet një mitropolit i ri

Sinodhi i Kishës Orthodhokse të Finlandës që u mblodh në Lisalmi më 14 maj, zgjodhi mitropolitin Leo në krye të dioqezës së Helsinkit, më e rëndësishmja ndër tre dioqezat e kishës orthodhokse të Finlandës. Eshtë në moshën 48-vjeçare dhe deri tani ka drejtuar dioqezën e Ulus. Pason në këtë detyrë mitropolitin Tihon, që ishte larguar për arsye shëndetësore në janar të këtij viti. Sinodi përbëhet nga katër episkopë të kishës së Finlandës – arqipiskopi Joan i Karelisë, mitropoliti Tihon, mitropolitin Leo i Ulus dhe episkopit Ambroz i Zhensus, si dhe 14 klerikë dhe laikë. Nga 36 vota, mitropoliti Leo fitoi 22 dhe episkopi Ambroz 14. Fronëzimi i mitropolitit mund të bëhet shtatorin e ardhshëm.

Mitropoliti Leo Makonen, ka lindur në vitin 1948. Ai është i njohur si vazhdues në linjën e arkipiskopit të vjetër Pavël të Finlandës, që vdiq në vitin 1988, duke u bërë një rinovues i jetës liturgjike dhe shpirtërore të vendit. Sipas burimeve të mirëinformuara, zgjedhja e mitropolitit Leo shënon një vullnet të pjesës më të madhe të anëtarëve të Kishës së Finlandës, të cilët kanë parasysh një zgjerim të jetës pastorale të kishës dhe një plotësim gjithmonë e më të madh të nevojave shpirtërore të popullit të Perëndisë.

Përgatiti: E. Prifti, sipas SOP-it