Zëvendëspresidenti
amerikan
në Patriarkanën Ekumenike
Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Vartho- lomeu priti Joseph Baiden, Zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, në Selinë e Shenjtë të Shën Andreas, të Parëthirrurit të Apostujve. Vizita u zhvillua më 3 dhjetor 2011 dhe zgjati dy orë.
Zëvendëspresidenti Baiden, u prit në hyrjen e Patriarkanës nga Hirësia e Tij, Kryepiskopi Dhimitër i Amerikës, bashkë me Protosingjelin, Kryesekretarin e Sinodit të Shenjtë.
Tërëshenjtëria e Tij, u takua me Zëvendëspreside- ntin në zyrën e tij për të bërë një bisedë private. Midis çështjeve të ndryshme, u diskutua për lirinë fetare në Turqi, rihapjen e Shkollës Theologjike të Halkit, hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe iniciativat eko- logjike të Patriarkanës Ekume-
nike.
Në përshëndetjen e shkurtër, Zëvendëspresdenti Baiden për- sëriti edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së për institucionin e Patriarkanës Ekumenike dhe veçoi personalitetin e Primatit të Orthodhoksisë. Siç u shpreh ai vetë: “Dy personalitete të rëndë- sishme ka njohur në jetën e tij, Patriarkun Ekumenik Vartholo- meun I dhe Presidentin Nelson Mandela”.
Pas këtij takimi, Zëvendës- presidenti u takua me anëtarët e Sinodit të Shenjtë, klerikë dhe laikë të Patriarkanës Ekumenike dhe në fund vizitoi Kishën Patri- arkale të Shën Gjergjit, ku tregoi një interesim të veçantë për historinë e kishës, për lipsanet e shenjta dhe reliket që ruhen brenda saj dhe u lut me shpre- sëtari të veçantë përpara shty- llës së Kamxhikimit të Krishtit, ku u lidh Jisui për t’u rrahur me kamxhik.
Përktheu Dhjak A. Bendo