Depozita qiellore
“Sa gjendemi në jetën e përkohshme le të bëjmë të mirën dhe le të përcjellim për në qiejt fryte ungjillore: mëshirë, simpati, pendim, lotë, vetëpërmbajtje, lutje, psallme, durim në trishtime, mënçuri.
Dhe më të lartat nga të gjithë janë këto të tria: të mos ndotim besimin me herezinë; të duam të varfërit; tu falim vëllezërve fajet e tyre dhe të mos kemi armiqësi kundër ndokujt”.
Shën Efrem Siriani
“Dëshiron të ndërtosh banesa të mëdha dhe të ndritshme? Nuk do të pengoj ta bësh, por jo në tokë. Ndërto banesa në qiejt, që të mund të presësh dhe të tjerë në to; banesa që nuk shkatërohen kurrë:
Shën Joan Gojarti
Mëshiro, – thotë Shën Joan Gojëarti. Eshtë siguria më e mirë dhe më e garantuar, por edhe investimi më me interes. Në bankën e qiejve, pra, nëpërmjet mëshirës le të vemë depozitat tona, sepse bëhet fjalë për huanë më të mirë, që jep përqindje interesi 100 për qind dhe në të cilën njeriu, me mëshirën, i jep hua Pernëdisë, që e kthen njëqind fish. Me mëshirë, përfundimisht, kontribuojmë në shpëtimin tonë, sepse vetëm sa mëshirojnë do të mëshirohen.
Atje ku është Perëndia
Thonë që një plak i kërkoi Perëndisë, që ta lejonte atë të shihte Etërit dhe Ai ia tregoi ata, me përjashtim të Ava Andonit. Plaku pyet Udhëheqësin e tij: “Ku është Aba Andoni? Dhe përgjigjja ishte: “Atje ku është Perëndia, atje do të jetë edhe Ava Andoni”.
“Cfarë virtyti duhet të farkëtojmë”
Ava Andoni tha një herë: “Kushdo që punon një copë hekuri, së pari, vendos se çfarë do të bëjë me të; një kosë, një shpatë apo një sopatë. Kështu, edhe ne, duhet të ngulisim në mendjen tonë, se çfarë virtyti duhet të farkëtojmë, sepse ndryshe punojmë kot.”