Kohët e fundit, në juglindje të Turqisë, në qytetin Midiat të provincës së Mardinit është zbuluar një qytet nëntokësor. Në të u gjetën dhe kisha të vogla, rrugë, puse uji dhe shumë objekte të tjera me vlerë. Sipas kryearkeologut që drejtoi gërmimet, mendohet se qyteti është 1800-vjeçar dhe u ndërtua në shek II-III nga të krishterët që përndiqeshin.
Po sipas kryearkeologut, është zbuluar vetëm rreth 5 për qind e qytetit. Gjithashtu, mendohet se ai mund të jetë më i madhi ndër 40 qytetet e tilla që janë zbuluar në gadishullin e Anatolisë. Gjithashtu, mendohet se në këtë qytet mund të strehoheshin deri në 70,000 të krishterë. Sipas historianëve të kohës, rajoni juglindor dhe ai jugor, kanë pasur më tepër të krishterë, që u persekutuam nga persët, arabët dhe më pas otomanët.
Edhe gjatë Mesjetës, kishte raportime për qyteza “fantazmë” të braktisura, dhe kjo çon në konkluzionin se të krishterët, më së shumti gra, fëmijë dhe të moshuar, strehoheshin në to. Historianët besojnë se këto qyteza nëntokësore, fillimisht u siguruan banorëve të rajonit strehim gjatë pushtimeve të ndryshme dhe që nga shek. XIV u përdorën si streha për të mbrojtur besimin. Ato u braktisën në vitin 1923, pas dëbimit masiv të të krishterëve.