Ekspeditë Shqiparo – Angleze
Zbulohen tre varre
shenjtorësh dhe martirësh
Tre varre shenjtorësh dhe
martirësh, që datojnë fundin e
shekullit V dhe fillimin e she
kullit VI pas Krishtit, u zbu-
luan ditët e fundit gjatë një
ekspedite shqipatro-angleze,inë
bazilikën e qytezës së Diapo-
ritit, zonë në anën jugperëndi-
more të Liqenit të Butrintit.
Varret, të cilat ndodhen në
sipërfaqen e apsidës dhe san-
kutarit (pjesa ku ndodhet alta-
ri) të bazilikës, sipas specia-
listëve, përbëjnë një rast unikal
në territorin e Shqipërisë. Prof.
As. Dr. Luan Perzhita, drejtues
i palës shqiptare në këtë
ekspeditë, duke mbështetur
këtë mendim, i pohoi ATSH – së
se, “deri tani nuk është
evidentuar asnjë kishë, e cila të
jetë ngritur mbi varre shenj-
torësh ose martirësh”. Ai tha se,
“varret do të hapen gjatë kësaj
jave për të saktësuar më pas
përkatësinë kohore si dhe kujt
i janë kushtuar”. Në sipërfaqe
të apsidës janë gjetur gjitha
shtu objekte qeramike të
importuara dhe vendase, enë
qelqi, gota, filxhan, llampa vaji
dhe monedha, të cilat ndih-
muan në datimin e varreve.
Qyteza antike e Diaporitit
ndodhet 5 km larg Butrintit jo
shumë larg qendrës antike të
Kalivosë. Diaporiti është
përmendur vetëm si emër në
një shkrim të arkeologut italian
Ugolinit, i cili kishte kon-
statuar dy rrënoja. Ndërsa
gërmimet në qendrën e re
arkeologjike të Diaporitit
filluan për herë të parë vitin e
kaluar gjatë ekspeditës shqip-
taro – angleze. Në këtë ekspe-
ditë u zbuluan ambiente të
vilës romake (terma), banesa të
suvatuara dhe të ngjyrosura,
muret rrethuese të qytezës, të
cilat herë-herë futen në ujërat
e liqenit të Butrintit, skela
(Limani) ku ankoroheshin
anijet, e gjithë planimetria e
bazilikës paleokristiane,
banesat rreth saj dhe një furrë
pjekjeje.
(ATSH/ Balkan Web) Tempulli Nr 3