Në ujërat e ngushticës midis Rexhio Kalabrias dhe Mesinës, arkeologë të nënujit gjetën vendin ku u bë predikimi i parë i Shën Pavlit në gadishullin Apenin. Ato janë gurët e një tempulli pagan kushtuar Artemidës, që u zhytën në det në shek. XV pas Krishtit, por që përmenden nga burime Bizan- tine deri në shek. XI.
Sipas dokumenteve të shek. VII-VIII, që mbështetet nga Vep- rat e Apostujve, mbërritja e Shën Pavlit ndodhi pikërisht gjatë festi- meve pagane për Artemidën. Me atë rast Apostulli kërkoi që t’i lejohej t’u predikonte Ungjillin e Krishtit banorëve. Kërkesa u pranua, por me kushtin që të vazhdonte vetëm deri sa të digjej një kandil i vendosur në një kolonë
të thyer të tempullit. Por, sipas Traditës, kur mbaroi kandili, ishte kolona vetë që mori zjarr në mënyrë të mrekullueshme, duke e lejuar ta vazhdonte predikimin deri në fund.
Sot, duket se ky vend është
gjetur rreth 30 metra nga bregu dhe në rreth 8 metra thellësi, mes bi- mësisë nënujore u zbuluan gurët masivë, të një godine me diametër rreth 80 metra, që specialistët me- ndojnë se është pikërisht tempulli në fjalë.
Zbulim arkeologjik në Itali
– Gjendet vendi ku predikoi për herë të parë në gadishull Shën Pavli –