ZAPTOHET TOKA RRETH
KISHES SE SHEN GJERGJIT
– Ndërtimet pa leje reklamohen në televizor –
Kisha e Shën Gjergjit
në Durrës u ndërtua në
vitin 1911 dhe kishte një
sipërfaqe rreth 225 m2.
Por, ajo ngrihej në një
truall prej 30 mijë m2,
ku ndodheshin varrezat
orthodhokse dhe tre
ndërtimë të vogla 1-ka-
tëshe, që shërbënin për
nevoja të ndryshme.
Përveç këtyre, në pronë-
Në dy fotot sipër: Ndërtimepa leje të bëra në vitet e fundit
në truallin e Kishës së Shën Gjergjit.
Nëfoton poshtë pamja që kishte parku me pemë afër kishës
përpara tra^irave të vitit 1997.
si të kësaj kishë ishte edhe
trualli poshtë vilës së Zo-
gut dhe pranë Stanit (tek
mazoleu i dëshmorëvë).
Të gjitha këto prona ja-
në të pasqyruara në doku-
mentet e nxjerra nga Ar-
kivi Qendror i shtetit, siç
është p.sh. ai për njohjen
e tyre nga Prefekti i Du-
rrësit Ahmet Dakli (1935),
si dhe të gjitha vendimet
e këshillit të kishës së
Shën Gjergjit.
Pas luftës kisha funk-
sionoi deri në vitin 1967,
kur u mbyll, por deri në
vitin 1987 nuk pati asnjë
ndërtim. Në këtë vit u
hap një kafe – bar, që u
realizua, duke transfor-
muar mjedisin e kishës.
Ndërkohë, 3 mjediset
1-katëshe ishin marrë në
përdorim nga familje, të
cilat pas vitit 1991 i zgjeru-
an me ndërtime të paligj-
shme.
Po sot, si paraqitet gje-
ndja?
Në vitet e fundit ka
pasur një zaptim gradual
të truallit të kishës,i cili
është intesifikuar turp-
shëm në kohët e fundit.
Kjo është jo vetëm nga
ata që banonin në ndërte-
sat ndihmëse, të cilët me
mashtrime pretendojnë
pronësi mbi vendin e zënë
padrejtësisht, por edhe
nga firma private, që janë
edhe më agresive. Për
këtë mjafton të shikosh
ndërtimet shumëkatëshe
të firmës “Teuta”, që re
klamohen paturpësisht
edhe në televizione.
Ditët e fundit ka nisur
edhe një ndërtim tjetër i
paligjshëm, i cili jo vetëm
synon të zëjë truallin e ki-
shës, por do t’i zinte asaj
edhe frymëmarrjen.
Ndërkohë, në gjykatën
e Durrësit është, duke u
zhvilluar një proces gjy-
qësor, për njohjen e të
gjitha pronave të Kishës
në këtë qytet. Mbi bazën
e tij, është kërkuar dhe po
ndiqet nga Kryepiskopa-
ta edhe pezullimi i puni-
meve të paligjshme nga
organet kompetente.
Megjithatë, veç këtyre,
çdokush nga ata që kanë
bërë veprime antiligjore,
duhet ta ketë të qartë, se
pavarësisht nga fitimet e
çastit, askush nuk ka bë-
rë prokopi duke cënuar
Kishën. Aq më shumë, që
këto ndërtimë janë ngri-
tur mbi varret £ vjetra
orthodhokse.