EmailFacebookKontakt

Ylli që nuk humbet

Thuhet se pasi mbreti Irodhi urdhëroi që të vrasin gjithë fëmijët e Vithleemit, thirri një shërbëtor në dhomën e tij dhe urdhëroi: “Hiq perdet. Dua të shikoj yllin të humbasë”. Ylli i Krishtlindjes veçse nuk humbi. Irodhët e çdo gjenerate plot ligësi bënë gjithçka patën mundësi për të zhdukur fuqinë, influencën dhe praninë e Krishtit, për të dëbuar yllin e Tij. Askush veç nuk ia arriti dhe askush nuk do ta arrijë kurrë. Krishti vazhdon të ndriçojë njerëz edhe kombe në rrugën e drejtësisë dhe të paqes. Le të kërkojnë gjithë njerëzit dhe gjithë kombet dritën e Tij!